• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

11:44 : 12/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar 25.8% e të punësuarve kishin paga deri në nivelin e pagës minimale, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo përqindje ka rënë në 12.4%.

Kjo rënie e konsiderueshme e punonjësve me paga të ulëta tregon rritje reale të pagës minimale dhe zhvendosje të punësuarve me paga zyrtare drejt niveleve më të larta, duke reflektuar dhe aksionin kundër informalitetit në paga që u ndërmor nga tatimet në fund të 2024-s.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një zhvendosje domethënëse në strukturën e pagave në Shqipëri gjatë vitit të fundit, me një prirje të qartë drejt daljes nga niveli minimal. Të dhënat mbi shpërndarjen e të punësuarve kontribuues sipas intervaleve të pagës tregon një rënie të ndjeshme të përqindjes së atyre që paguhen deri në nivelin e pagës minimale dhe një rritje të vazhdueshme të atyre që paguhen në intervalet më të larta.

Ndërkohë që shtresat me paga të ulëta janë tkurrur, ka një rritje të qartë në grupet me paga më të larta.

Grupi i punonjësve me paga nga 50.001 – 60.000 lekë është rritur nga 9.4% në tremujorin e parë 2024 në 12.8% të totalit te të punësuarve në të njëjtin tremujor të 2025.

Lexo edhe:

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

Grupi i punonjësve me paga 60.001 – 95.000 lekë u ul në 25.4 për qind në tremujorin e parë 2025 nga 27.0% në tremujorin e parë 2024. Punonjësit në këtë nivel page përfaqësojnë grupin më të madh të punonjësve me pagë zyrtare.

Përqindja e të punësuarve me paga mbi 95.000 lekë ka pësuar gjithashtu rritje, nga 7.9% në tremujorin e parë 2024 në 13 për qind në janar-mars 2025. Ky grup pagash pësoi rritjen më të lartë vjetore 5.1 pikë % nga të gjitha grupet e tjera të pagave.

Sektorët si bujqësia, ndërtimi dhe tregtia me pakicë vazhdojnë të jenë më pak të paguarit. Megjithëse edhe në këto fusha ka pasur rritje nominale të pagave, por diferenca me sektorët e teknologjisë dhe financës është e theksuar.

Administrata publike dhe arsimi kanë përfituar rritje të pagave, kryesisht si rezultat i politikave buxhetore të qeverisë dhe reformave të shpallura për të mbajtur në vend profesionistët e arsimit dhe shëndetësisë.

Teksa pagat po rriten, kjo nuk përkthehet automatikisht në rritje të standardeve të jetesës, pasi gati 30 për qind e punësimit në vend është informal që paguhen me paga minimale ose më pak dhe gjithashtu punësimi pa pagë në biznesin e familjes është një kategori e madhe te punësuarish në vendin tonë./MONITOR

Etiketa: Bujqesiminimalepagerritjerrogete punesuarittregu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare

15:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

16:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
Para

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com