• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

13:31 : 12/06/2025
në RAJONI

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një agjendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare.

Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të dalë nga ngërçi politik, Abdixhiku tha se “qeveria e unitetit kombëtar nuk është zgjidhje e përhershme, nuk është më e mira e mundshme, por është përgjegjësia që ajo bart në vete domosdo për gjendje ne tanishme”.

Ai tha se kjo “është në kontratë e nderit mes forcave politike dhe qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza e tanishme”.

Agjenda e tij përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.

Lexo edhe:

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Agjenda 15-pikëshe e Abdixhikut

  • Pika e 1: funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiartizimin e institucioneve të pavarura.
  • Pika e 2: rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit për pagën.
  • Pika e 3: pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike.
  • Pika e 4: fillimi i projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës.
  • Pika e 5: rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në dhe rikthimin e politikës së jashtme aktive.
  • Pika e 6: votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
  • Pika e 7: fillimi i procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.
  • Pika e 8: Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për vendin.
  • Pika e 9: Ndryshime kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional.
  • Pika e 10: hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
  • Pika 11: përgatitja institucionale për Lojërat Mesdhetare.
  • Pika 12: reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
  • Pika 13: rishikimi i formulës për buxhetin e komunave dhe ndryshimet e nevojshme.
  • Pika 14: përgatitja për zgjedhje të rregullat dhe të lira demokratike brenda 10 muajve.
  • Pika 15: mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare.

Propozimi i Abdixhikut – i paralajmëruar kohë më parë – vjen pasi vendi është zhytur në një krizë politike, duke mos mundur t’i formojë institucionet e reja as katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo krizë vjen për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Prej prillit, deputetët janë mbledhur plot 30 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Për ketë, LDK-ja ka propozuar formimin e një qeverie kalimtare me të gjitha partitë parlamentare, deri në zgjedhjen e presidentit të ri në prillin e vitit të ardhshëm.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar këtë ide, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LDK-ja ka pasur ofertë nga Vetëvendosje për ta formuar një koalicion qeverisës, por nuk ka pranuar dhe Abdixhiku e përsëriti kundërshtimin e tij edhe të enjten.

“Për shkak të katër vjetëve të fundit, për shkak të printimeve elektorale dhe për shkak të dallimeve thelbësore që i kemi në vlera, ky bashkëpunim ka qenë dhe është i pamundur”, tha Abdixhiku.

Deputët do të mblidhen sërish të premten, në përpjekje për ta bërë Kuvendin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./REL

Etiketa: kosoveLDKLumir Abdixhiku

Lajme të lidhura

RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
Para

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

TË GJITHA

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025

Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës

09:48 : 06/11/2025

Koret anti-shqiptare në Leskovac, FIFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Serbisë

09:45 : 06/11/2025

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

09:37 : 06/11/2025

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com