• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

12:43 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Këtë të mërkurë është mbajtur seanca e radhës në GJKKO me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në një sërë krimesh të rënda, në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Para togave të zeza, Tafani ka rrëfyer edhe mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj të Peqinit mëngjesin e 27 Dhjetorit të vitit 2021.

I penduari i SPAK tha se se Laert Haxhiu u kishte kërkuar “kokën” e Bashaliut si nder për mikun e tij Lorenc Lala, që thirrej “Lili” dhe ky i fundit e donte për dy vëllezërit Xhahysa, ku njëri prej tyre quhej Enriko, të cilët pretendonin se ai u kishte vrarë babanë.

Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja. Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.

Prokurori Behar Dibra: Si ju ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?

Lexo edhe:

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën, na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Lilit” (Lorencit). Ata ishin miq të Laertit.

Prokurori Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë cunat e vrarë?

Artan Tafani: Di që ishin dy çuna qe ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babanë. Pasi ka folur Laerti me Lilin, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula zogj. Enriko kishte një moni cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshtin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.

Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, pra Enrikon, në qendër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtrri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje

Prokurori Behar Dibra: Është përmendur emri i Laertit?

Artan Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thenë që jam nipi i Lilit, që është Lorenc Lala.

Prokurori Behar Dibra: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?

Artan Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit.

Artan Tafani: Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benzin gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati. Ka qenë ora 4 i mëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojes, se kam punë. Po mo, më tha. Pastaj ikim në Gjoncaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi. Kishim armë me silenciator, ma dha Bledar Berberi. Kishim dy armë, njëra TT, njëra me fisheke të veçkël fare, por njëra u përdor se tjetra nuk punoi. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi Me sa mbaj mend e kam shkrehur katër herë, dy herë në gjoks, dy herë në shpatull. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 herë në gjoks e herët e tjera në kurriz.

Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë. Mora mjetin tjetër tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhe armën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë

Prokurori Behar Dibra: Po makina benz nga ishte siguruar?

Artan Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E merr Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.

Pas vrasjes, sipas dëshmisë, grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.

Ai pohoi se pagesa ishte rënë dakord paraprakisht me një person të identifikuar si “Limi”, me të cilin komunikonte drejtpërdrejt Laerti para ngjarjes.

Etiketa: Albi BashaliuArtan TafanideshmiaEnriko Xhahysalaert haxhiuLorenc LalaQamil Haxhiuvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

14:35 : 12/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

07:54 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Kujtim Metën e qëllova deri sa më mbaruan plumbat”/ Tafani: Doriani Shurdhi e shante Laertin

14:26 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

13:23 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Altin Ndoci do e vrisnin në varrimin e vëllezërve Haxhia”/ Alibej: Besmir ka marrë pjesë në 3 atentate

13:10 : 10/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

12:51 : 10/06/2025
Para

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

TË GJITHA

Hetim edhe për lidhjet me Shqipërinë/ Mediat amerikane: Rihapet çështja kundër McGonigal

21:13 : 12/06/2025

“Përhapet në vetëm 6 minuta”, mjekja Dollenberg tregon rreziqet nga lija e majmunit

21:08 : 12/06/2025

Man.City, Walker dhe Jack Grealish përjashtohen nga nga Botërori i Klubeve

21:06 : 12/06/2025

Mijëra besimtarë në pelegrinazhin Shna Ndout në Laç, të pranishëm nga të gjitha trevat

20:45 : 12/06/2025

Skandali/ Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti

20:43 : 12/06/2025

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025

Tragjedi në familjen shqiptare! Nënë e bir mbyten në pishinë (FOTO)

20:37 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com