• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona për trajtimin e kafshëve endacakë, ku shkojnë paratë?!

22:04 : 11/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Edhe Korça, që ka shpenzuar miliona, nuk ka arritur dot t’i japë zgjidhje dinjitoze problematikës.

Interesant është fakti që Bashkia më e madhe në Juglindje të vendit nuk ka një strehëz për qentë endacakë, duke ia lënë këtë “nder” Pogradecit, pavarësisht se ka një buxhet mbi dyfishin e liqenorëve.

Strehëza mbase nuk ka gjetur vend në fondin e Bashkisë, por tenderat për kujdesin e qenve endacakë, sterilizimin e tyre, ka pasur, madje dhe prej atyre me shifra të konsiderueshme. Vetëm në vitin 2020, Bashkia e Korçës ka dhënë mbi 15 milionë lekë të vjetra për sterilizimin dhe matrikullimin e qenve endacakë.

Pogradeci kishte një dyndje qensh, që konsiderohej se vinin nga bashkitë përreth, pa përjashtuar dhe qytetin e Korçës. Përgjigjja ndaj kësaj dyndjeje të atyre viteve ishte edhe më e keqe. Qentë helmoheshin dhe liheshin në rrugë. Qytetarët u përballën me pamje mjaft të rënda që prekën edhe personat më të pandjeshëm ndaj 4putrakëve. Pogradecarët reaguan aso kohe ndaj këtij skandali.

Bashkia Lezhë nuk i ka përjashtuar tenderimet që kanë lidhje me qentë endacakë. Në vitin 2022 e kanë nisur me mbi 16 milionë lekë të vjetra për ”SHËRBIMI I MBAJTJES NË KONTROLL TË QENVE ENDACAKË PËR VITIN 2022”.

Lexo edhe:

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

Në vitin 2023 ka pasur një rritje te 20 milionë lekë, e po ashtu në vitin 2024 kjo shifër është rritur sërish duke shkuar afërsisht 25 milionë lekë të vjetra. Në fakt, ajo që vihet re është se të gjitha këto procedura tenderimesh janë bërë pa garë dhe janë klasifikuar me flamuj të kuq nga Open Data. Arsyeja është e qartë, pasi në vitin 2022 dhe 2023, në garë ishte vetëm operatori fitues.

Në tenderin e zhvilluar në vitin 2024, duke dashur të shmangin mungesën e konkurrencës janë futur në garë dhe dy kompani. Në fakt, prezenca e tyre ka qenë fiktive, pasi nuk kanë pasur asnjë qëllim real të konkurrojnë. Subjektet nuk paraqitën asnjë dokument.

Nuk ka pasur ankesa pas shpalljes së fitueses. Janë skualifikuar operatorët ekonomikë: “LEONARD HALA” P.F, për arsye se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion dhe “ORNIAD” SH.P.K, se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion.

Nga shfletimi i dokumentacioneve kuptohet se dy kompanitë e futura në tender si konkurrentë të subjektit Irisa Kacelit, në fakt kanë pasur rol vetëm për të bërë garën të besueshme.

Elbasani është një ndër qytetet që ka strehë për qentë endacakë. Shpeshherë pjesë e skandaleve dhe denoncimeve nga ana e shoqatave për mënyrën e trajtimit të kafshëve dhe mungesën e kushteve. Nga tenderat e shumtë që kanë hapur për blerjen e ushqimeve për qentë endacakë, vëmendjen e tërheq një tender i vitit 2019.

Pavarësisht vlerës së vogël, vetëm prej 655 mijë lekëve të reja, për blerjen e medikamenteve dhe ushqim për trajtimin dhe shërbimin e qenve endacakë pa pronar, fituesi Shkëlqim Kurti tërheq vëmendjen. Eksperienca në aktivitetin e tij, çuditërisht, ishte regjistrimi i videoklipeve, incizim CD dhe transporti i klubit të futbollit Memaliaj.

“Regjistrim videoklipi dhe incizim CD, e deri te transporti i klubit të ekipit të Memaliajt për fazën e dytë të sezonit 2017-19”.

Praktikisht, shumica e Bashkive, në momentin që kanë hedhur fondet për qentë endacakë, qoftë ushqimet, qoftë blerjen e materialeve, apo dhe sterilizimin e tyre, në raste të konsiderueshme kanë zgjedhur kompani “gjithçkabërëse”.

Persona të cilët nuk janë krejtësisht adapt për t’u marrë me kafshët, por shfaqen në veprimtari nga më të ndryshme dhe ndër të tjera, marrin ndonjë fond për kafshët. Në dukje, diçka e tillë mund të konsiderohet e papërfillshme, por tregon hapur qasjen që kanë drejtuesit vendorë në lidhje me stabilizimin e kafshëve. Praktikisht e shohin si një mundësi për të kënaqur disa persona që mund të bëjnë gjithçka me një të rënë të borderove të tyre.

Edhe Bashkia Sarandë rezulton se ka çelur fonde për trajtimin e kafshëve endacake. Ky është një tender i disa viteve më parë me vlerë rreth 330 mijë lekë të reja. Megjithatë, tenderat në vetvete kanë një problem strategjik, i cili nuk është i fokusuar te mirëqenia e kafshëve të shoqërimit, qenve në rastin konkret, sipas kreut të Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli.

‘Bashkitë gabojnë sepse nuk mund të japin tendera për të blerë ushqime, mjete për qentë endacakë, përpara se të vendosin rregull dhe të fokusohen te krijimi i strehëzave. Duhet fillimisht të hedhin hapa për ndërtimin e strehëzave, që më pas edhe investimet e tyre të kenë rezultate konkrete dhe jo vetëm të jenë kalimtare, për inerci’ – u shpreh Ervin Resuli, Kreu i Urdhrit të Mjekut Veterinar.

Tenderat nuk kanë munguar as nga Bashkitë e mëdha. Tirana ka qenë shpeshherë nën objektivin e animalistëve për shkak të sjelljes apo qasjes aspak pozitive ndaj qenve endacakë. Akuzat për helmime masive të qenve të rrugës nuk kanë munguar në zona të ndryshme të Tiranës.

Në fakt, Tirana ka një strehëz, e cila mendohet se ka një kapacitet rreth 1000 qen. Trajtimi i tyre në vitin 2023 u finalizua me një tender rreth 240 milionë lekë për blerje materiale dhe ushqim për strehëzën veterinare. Fituesi i tenderit ishte oferta e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BOE METANI & MILIFAR”.

Megjithatë, ky tender ishte me “red flag” dhe u kalua si mungesë konkurrencë. Pra, ka pasur vetëm një ofertë dhe pavarësisht kësaj, Agjencia e Konsumatorit mbylli prokurimin duke shpallur fituese këtë kompani.

Në kryeqytet janë realizuar tendera të shumtë për ushqime, medikamente apo materiale të strehëzës veterinare, por rrugët janë plot me kafshë në mëshirë të fatit.

‘Shpeshherë futen në tendera persona që e fitojnë dhe më pas e kalojnë si nënkontraktorë realizimin e tenderit. Këta persona që futen shpesh në tendera arrijnë të fitojnë, por nuk kanë lidhje me këtë punë. Duhet ndaluar kjo gjë, shoqatat nuk mund të fusin hundët në marrjen e fondeve publike’ u shpreh Ervin Resuli, Kreu i Urdhrit të Mjekut Veterinar.

E në fakt, Inside Story ka bërë një vëzhgim në bashkitë që kanë strehëza veterinare dhe ka folur për problematikat dhe kostot që kanë buxhetet e këtyre institucioneve të pushtetit vendor për kafshët./ TCH

Etiketa: Bashkiaelbasaniendacakemilionaqene

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025
SPORT

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

20:14 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
Para

"Jemi në rritje"/ Gazetari ironizon Sylvinhon: Rritja e vetme është çmimi i biletave!

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

15:33 : 09/11/2025

Moti i keq në vend, përmbyten rrugët e Vlorës

15:26 : 09/11/2025

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com