• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

12:03 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE, VIDEO

Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit, vëllai i ish-kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, ka siguruar kontratën e radhës ” të majme” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucion i drejtuar nga Dritan Agolli.

Bëhet fjalë për një tender të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, ku do të ndërtojë një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një Kullë Vrojtimi në Ksamil.

“Alba Konstruksion” sh.p.k. është shpallur fituese e tenderit me vlerë 5 milion e 591 mijë euro, përfshirë dhe TVSH-në. Në tender ka marrë pjesë edhe “Fusha” sh.p.k., e cila kishte ofruar mbi 6 milionë euro dhe “Valona Konstruksion” shpk & “T.T.Sh.-Inshaat”, e cila nuk kishte dhënë asnjë ofertë. Si autoritet kontraktor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka shpallurt fituesin më 28 Maj.

Në foto: Njoftimi i shpalljes së fituesit të tenderit nga FSHZH

“E vendosur në qytetin bregdetar të Ksamilit, Qendra e Pritjes është projektuar për të shërbyer si një qendër e gjallë për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative. I përbërë nga dy struktura të dallueshme – Qendra e Pritjes dhe Kulla e Vëzhgimit – projekti integron në mënyrë të përsosur hapësirat publike me shkathtësi funksionale.

Qendra e Mirëseardhjes

Lexo edhe:

Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për turkun

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

Një strukturë dinamike dhe me shumë nivele, Qendra e Mirëseardhjes ofron hapësira të larmishme për angazhim publik:

  • Kati Përdhes: Një treg i hapur me një planimetri fleksibël lejon shitësit vendas, panaire sezonale dhe tubime të komunitetit. Baret dhe zonat e ulëseve të integruara krijojnë një atmosferë të gjallë.
  • Kati i Parë: Pret një Shkollë Verore Arti, duke ofruar punëtori krijuese, ekspozita dhe ngjarje kulturore.
    Kati i Dytë: I dedikuar sporteve dhe fitnesit, duke përfshirë zona stërvitjeje, dhoma zhveshjeje dhe të gjitha mjediset e nevojshme sportive.
  • Tarraca në Çati: Një hapësirë ​​e jashtme e gjithanshme, e adaptueshme si për aktivitete sportive ashtu edhe për ngjarje të komunitetit, duke maksimizuar mjedisin bregdetar piktoresk të Ksamilit.

Kulla e Vëzhgimit

Duke qëndruar si një pikë referimi vizuale dhe funksionale, Kulla e Vëzhgimit shërben për qëllime të shumëfishta:

  • Qendra e Informacionit Turistik, duke ofruar udhëzime dhe burime për vizitorët.
  • Platforma Panoramike e Shikimit, duke përfituar nga lartësia e kullës për pamje mahnitëse të bregdetit.
  • Zona e Barit dhe Sallës së Rrugës, duke ofruar një ambient të relaksuar me pamje piktoreske.
  • Zonat e Magazinimit dhe Shërbimit, duke mbështetur nevojat operative të qendrës.
  • Qarkullimi Vertikal, duke siguruar akses të qetë në të gjitha nivelet. Së bashku, Qendra e Mirëseardhjes dhe Kulla e Vëzhgimit ripërcaktojnë hapësirën publike në Ksamil, duke nxitur angazhimin, kreativitetin dhe rekreacionin, ndërkohë që përqafojnë bukurinë natyrore të qytetit.” – thuhet në përshkrimin e tenderit.

Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda qershorit të vitit të ardhshëm. Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik ka nisur prej disa vitesh dhe mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 63.8 milionë euro dhe mbështet disa aktivitete në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.

Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit njihet si një nga fituesit më të shpeshtë të tenderave të FSHZH-së, por edhe tendera nga institucione të tjera publike, sidomos nga Bashkia e Tiranës.

Etiketa: 5 milion euroAlba KonstruksionDritan AgolliFiqiri IsmailiFondi Shqiptar i ZhvillimitFSHZHKsamilkulle vrojtimiXhavit Ismaili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për turkun

13:44 : 25/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

23:04 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Matrapazët” shqiptarë i shitën vilë pa leje Dua Lipa-s, a do të guxojë Lorena e Kadastrës ta legalizojë

10:10 : 19/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
AKTUALITET

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli”

21:48 : 16/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
Para

OVERDOZË

TË GJITHA

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025

Egli Tako rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim

11:21 : 04/09/2025

Kodi i ri Penal/ Manja shmang përgjegjësitë: Ne jemi vetëm porositësit, e hartuan ekspertët!

11:09 : 04/09/2025

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci/ AKU: U asgjësuan, eksportuesit nuk kishte më në magazinë

10:56 : 04/09/2025

Tiranë/ I riu kapet i armatosur me pistoletë, tenton të arratiset sapo sheh Policinë (EMRI-VIDEO)

10:37 : 04/09/2025

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

10:24 : 04/09/2025
Foto ilustruese

Adoleshenti përplas me motor 22-vjeçaren në Shkodër, plagosen të dy

10:13 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com