• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalimi i heroinës në Kapshticë/ AMP i arrestoi, Gjykata liron nga burgu 4 zyrtarët e doganës

14:51 : 10/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu 4 zyrtarët e policisë kufitare në doganën e Kapshticës, të cilët u arrestuan mesditën e së shtunës pas një operacioni “sekret” nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku u kap dhe mbi 6 kilogramës heroinë.

Togat e zeza e kanë kosideruar si të paligjshëm prangosjen e tre inspektorëve dhe nënkomisarit, ku në përfundim të seancës, e cila ka zgjatur për 4 orë e 20 minuta, vendosi lirimin e tyre dhe për pezullimin nga detyra.

Më konkretisht, bëhet fjalë për:

  • N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
  • Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
  • Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
  • Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Kujtojmë se në kuadër të operacionit në fjalë u arrestua Valmir Balliu, nga fshati Vërdovë i Pogradecit pasi në automjetin që ai drejtonte u kapën 6 kg e 134 gr lëndë narkotike “heroinë”. Droga ishte fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjetin që drejtohej nga i arrestuari, i cili tentoi ta kalonte lëndën narkotike drejt Greqisë.

Valmir Balliu dyshohet si anëtar i një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, që vepron në zonën e Korçës dhe të Pogradecit, të cilët e kanë përdorur atë si korrier për transportimin e heroinës.

Lexo edhe:

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

Në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari (Emri)

Trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se bëhej me “bekimin” e zyrtarëve të policisë së kufirit, pasi operacioni është kryer nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila e ka mbajtur “sekret”. Automjeti ka kaluar pikën kufitare pa iu ushtruar kontroll.

“Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të policisë, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin Valmir Balliu, ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.” – njoftoi AMP.

Ndaj Valmir Balliut rëndon akuza për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë. Hetimet për këtë rast po kryen nga Prokuroria e Korçës, për zbulimin e personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me Valmir Balliun, me qëllim realizimin e trafikut të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Ashtu siç e konfirmoi edhe AMP, Valmir Balliut, por edhe zyrtarëve të kufirit u janë sekuestruar aparatet celulare, me shpresën se pas zbërthimit të tyre, do të gjenden komunikimet e anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës.

Në foto: Valmir Balliu

Etiketa: heroinekapshticepolicetValmir BalliuYlli Dushku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet 35-vjeçari në Kapshticë

17:10 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari (Emri)

14:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

11:48 : 08/10/2025
BOTA

Arrestohet shitësja e rrobave në aeroportin italian, iu gjetën në stomak 120 qese me h*roinë

18:00 : 02/10/2025
Para

Misteri i koncesionit 1 miliardë euro, pse u anullua shpallja e fituesit të Milot-Balldrenë

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com