• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Arrestimi i ish-efektivit, Serbia e akuzon për Banjskën. Avokati: Përndjekje politike

21:09 : 10/06/2025
në RAJONI

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, e për një periudhë edhe drejtor i saj, Reshat Maliqi, asnjëherë pas luftës nuk ka shkelur në territorin e Serbisë nga frika e arrestimit, përkundër arsyeve të shumta që ka pasur për të shkuar atje.

“Unë e kam një motër të martuar në Preshevë dhe nuk ka mundur asnjëherë ta vizitoj motrën time për shkak të asaj se, përveç që kam qenë edhe i burgosur deri në vitin 1999, e kam vuajtur burgun, por ndihem i pasigurt të lëviz në territor të atyre”, tha Maliqi për A2 CNN.

Asaj që i frikësohej kolonel Maliqi, i ndodhi ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiut. Pas një kallëzimi penal nga BIA serbe, Spahiu akuzohet për vrasje të rëndë lidhur me rastin “Banjska” dhe gjendet në paraburgim prej një muaji.

“Nuk është vetëm ky rast që është hakmarrje, por në të gjitha rastet është dëshmuar që ndaj kolegëve tanë, kudo që ata gjenden në territorin e Serbisë, menjëherë ndalen, intervistohen, arrestohen dhe iu shqiptohet masa edhe e paraburgimit dhe të burgut me kohëzgjatje edhe më të madhe”, shtoi Maliqi.

Avokati i Spahiut, Arianit Koci tha se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës kur ka ndodhur akti terrorist i Banjskës dhe se arrestimi ka të tjera qëllime: “Arbnori ka dhënë dorëheqje nga policia afërsisht një vit para ngjarjes së pretenduar dhe jeton në Gjermani. Për këtë kemi dorëzuar prova. Kjo nuk është procedurë penale, është përndjekje politike. Dhe është pjesë e qartë e një zinxhiri veprimesh të koordinuara nga Serbia për të frikësuar ish-pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Kosovës”.

Lexo edhe:

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

Në Institutin “Octopus” mendojnë se arrestimi është reagim për zbulimin e një rrjeti spiunësh të Serbisë në Kosovë, një prej të cilëve pranoi fajësinë ditë më parë.

“Dëshiron që t’i hakmerret Kosovës apo ta kërcënojë Kosovën që të mos reagojë shumë ashpër ndaj njerëzve të Serbisë dhe kështu t’ia ndalë hovin Kosovës në aksione të ndryshme që dëshiron potencialisht të marrë në të ardhmen”, tha Gurakuç Kuçi.

Shtetit të Kosovës i kërkohet që të bëjë maksimumin për të liruar sa më shpejt të gjithë shtetasit e saj që janë ndaluar nga autoritetet serbe: “Shteti i Kosovës duhet të bëjë një diplomaci të fuqishme dhe një angazhim të fuqishëm për alarmimin e rasteve të tilla dhe arrestime të tilla nëpër diplomacitë dhe kancelaritë ndërkombëtare”.

Arbnor Spahiu, në bazë të Kodit Penal të Serbisë për akuzën që ngarkohet rrezikon nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm.

Etiketa: banjskapoliciserbia

Lajme të lidhura

KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
Para

Kumbulla shkakton penallti, Strakosha mban në lojë Shqipërinë me pritjen e tij (Video)

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com