• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) pezulloi pak ditë më parë garën e hapur nga Kuvendi për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, nën argumentin se “ka rënë nën 3 numri i aplikantëve për konkurimin për atë pozicion”.

Përtej pikëpyetjeve nëse KED, si një organ këshillimor në këtë proces, e ka apo jo tagrin për të pezulluar procedura, të cilat Kushtetuta ua ka ngarkuar si tagër organeve të emërtesës së anëtarëve të Gjykatës Kushteuese (Presidencë, Kuvend dhe Gjykata e Lartë), ajo që ka ndodhur me disa nga kandidatët pjesëmarrës vë në dyshim rolin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), si një institucion ndihmës në këtë proces.

Të paktën tre nga 10 kandidatë-Gentian Zyberi, Eris Hysi dhe Klodian Rado, u skualifikuan nga gara, pasi rezultoi se nuk kishin dorëzuar në afat të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në ILDKPKI, megjithëse shkak i vonesave për të tre ishin burokracitë e ILDKPKI-së ose problemet teknike të sistemit elektronik që administrohet nga institucioni i verifikimit të pasurive, “EACIDS”.

Në foto: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Sokol Sadushi

Në këtë situatë, Avokati i Popullit, institucion vëzhgues në procesin e verifikimit të kandidaturave, ka kërkuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të jetë më fleksibël dhe të vijojë procedurat e verifikimit të aplikantëve, të cilët, për shkak të problemeve të natyrës teknike, janë detyruar që të dorëzojnë tej afatit formularët përkatës.

Lexo edhe:

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

“Çështja e afatit të dorëzimit të deklaratës së plotë me dokumentacion për një afat 15 ditor ka qenë dhe herë të tjera diskutim. Afati është i shkurtër…. lista e kandidatëve zvogëlohet, jemi në fazën e parë të verifikimit, mund të vijnë e rezultate të tilla që mund të na pengojnë punën”, shprhet Avokati i Popullit në opinionin e institucionit për këtë procedurë.

Megjithatë, Këshilli i Emërimeve të Drejtësisë, nën drejtimin e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk u tregua aspak fleksibël për problematika minore, duke zhbërë një proces, i cili zhvillohet prej 10 muajsh e që, me shumë mundësi, do të vijoj edhe po aq të tjerë.

Në procedurën e shpallur nga Kuvendi aplikuan fillimisht 10 kandidatë. Dy prej tyre, Alfred Balla dhe Irena Nino dhanë dorëheqjen nga kandidimi. Gjashtë të tjerë, Nurihan Seiti, Sinan Tafaj, Nertila Sadedini, Eris Hysi, Gentian Zyberi, Klodian Rado, u skualifikuan për probleme me kriteret. Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka marrë asnjë vendim për verifikim, të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi, për dy kandidatët e tjerë në garë; Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Roland Ilia, ish-drejtues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut).

Me shumë mundësi, rezultatet për këta të dy nuk do të njoftohen asnjëherë, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nën drejtimin e Sokol Sadushit, vendosi pezullimin e procedurës, për shkak se nuk kanë mbetur më shumë se tre kandidatë në garë.

Profesori i Oslos

Gentjan Zyberi ka përfunduar studimet Master “me nderime” dhe Diplomë PhD në Universitetin e Utrehtit, në Hollandë për “Të Drejtë Ndërkombëtare”. Prej vitit 2015 është pedagog i rregullt në Universitetin e Oslos, në Norvegji. Ndërkohë, mban edhe pozicionin e anëtarit të përhershëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hollandë, si edhe anëtar i Këshillit Shkencor i Agjencisë Për të drejtat e Njeriut në Bashkimin Europian.

Zyberi aplikon për një vend në Kushtetuese, pas thirrjes së shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në vijim të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Në 12 Dhjetor ai dorëzon formularët përkatës, atë të integritetit, aftësive profesionale, si edhe formularin e pasurisë në formatin elektronik pranë ILDKPKI.

Në 16 Dhjetor 2024, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive informon Këshillin e Emërimeve në Drejtësi mbi ecurinë e procesit të dorëzimit të deklarateve të pasurisë.

Në atë shkresë, ndër të tjera, thuhej se: “…Nuk kanë dorëzuar pranë ILDKPKI, brenda afatit ligjor, kandidatët Eris Hysi, Gentian Zyberi dhe Klodian Rados”. Kandidatët e mësipërm kanë plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e pasurisë vetëm në mënyrë elektronike, në sistemin EACIDS, duke mos e paraqitur atë në formë shkresore, së bashku me dokumentacionin përkatës”.

Në foto: Kryeinspektorja e Deklarimit të Pasurive, Evgjeni Bashari, në një seancë në Parlament

Në vijim, ILDKPKI njoftonte KED-in se “nuk do të pranojë asnjë deklaratë përtej afatit ligjor 15 ditor, si edhe çdo deklaratë që nuk është dorëzuar sipas ligjit”.

Pra, këta kandidatë, përfshirë edhe Gentian Zyberin, e kishin dorëzuar formularin e pasurisë, nga ku Inspektorati mund të kryente lehtësisht verifikimin e pasurisë së tyre. Megjithatë, kandidati nuk e kishte dorëzuar dorazi një kopje të këtij formulari dhe dokumentat bashkëlidhur.

I njoftuar për këtë qëndrim të ILDKPKI, kandidati shprehet “i surprizuar nga ky komunikim, pasi në asnjë moment nuk jam informuar që formulari i dorëzuar on-line duhej dorëzuar edhe fizikisht”.

Ai i vendos Këshillit të Emërimeve në Drejtësi komunikimin me Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, ku evidenton se “kam marrë konfirmimin për dorëzimin me sukses të formularit on-line dhe kam menduar se këtu ka përfunduar procesi, pasi nuk jam kontaktuar asnjëherë për dokumentacion shtesë”.

Megjithatë, vetëm tre ditë më vonë, Gentian Zyberi i drejtohet ILDKPKI-së, ku, pasi rithekson surprizimin e tij për mungesën e komunikimit, vendos në dispozicion të institucionit të gjithë dokumentacionin e kërkuar, në formatin elektronik. Ai kërkon mirëkuptimin e institucioneve që, i njëjti dokumentacion, por në format shkresor, do të dërgohet brenda pak ditëve, për shkak të largësisë së tij fizike (në Norvegji).

Në komunikimin e tij, kandidati Zyberi shkruan ndër të tjera se “…duhet të shtoj se shkak i vonesave është edhe faqja e internetit e ILDKPKI-së, e cila është e paqëndrueshme dhe shpesh e paarritshme (offline). Gjatë procesit kam hasur probleme edhe me vetë deklarimin në faqen ku bëhet deklarimi, e cila, në kohë të caktuara, ka qenë e paarritshme”.

Në foto: Argumentat e kandidatit Gentian Zyberi para KED-së

Të gjithë argumentat për burokraci të panevojshme nga ILDKPKI-ja dhe problemet teknike me deklarimin e pasurisë on-line nuk e ndihmuan kandidatin Gentian Zyberi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi nga gara profesorin e Oslos, me justifikimin se nuk kishte plotësuar si duhet formularin e pasurisë, pa i hyre aspak aftësive profesionale ose edhe vërtetësisë së pasurisë.

Avokatja Eris Hysi

Në një situatë të ngjashme u gjend edhe kandidatja tjetër, Eris Hysi. Edhe ajo u përball me problemet teknike të sistemit elektronik të ILDKPKI-së dhe, njëlloj si Zyberi, edhe ajo u përjashtua nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Avokatja Hysi, në një komunikim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, argumentoi vonesën në dorëzimin në kohë të formularit të pasurisë:

“Gjatë plotësimit të formularit on line kam hasur disa probleme teknike, sipas komunikimeve të mbajtura dhe me ILDKPKI, duke përfunduar deklarimin në ditën e fundit të afatit. Në të njëjtën kohë kam përgatitur dhe dokumentacionin përkatës, i cili për shkak të ngarkesës së momentit të fundit dhe një problemi teknik, nuk ka arritur të dërgohet në kohë”.

Në foto: Shkresa e kandidates Eris Hysi për KED

Pra, edhe juristja Eris Hysi, rezulton që, jo vetëm nuk i është shmangur detyrimit ligjor, por ka dorëzuar formularët, edhe përballë vështirësiv teknike të sistemit EACIDS. Megjithatë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi nga gara, me argumentin se “nuk kishte dorëzuar në kohë formularët e pasurisë”.

Avokati “kanadez”, Klodian Rado

Kandidati i tretë që është skualifikuar nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese për shkak të problemeve teknike të Inspektoratit të Pasurive është Klodian Rado.

Avokati që ndaj karrierën e tij profesionale mes Kanadasë dhe Shqipërisë, e sheh gjithashtu veten jashtë garës për në Kushtetuese, pikërisht për shkak të vonesave, si rrjedhojë e problematikave me sistemin e deklarimit të pasurisë.

“Formularin e marrë nga KED, të plotësuar dhe të firmosur, e kam skanuar dhe e kam dërguar gjithashtu disa herë në format elektronik (PDF) përmes emailit, duke qenë se kam hasur probleme teknike me sistemin EACIDIS dhe nuk mundesha të shkarkoja versionin elektronik për ta firmosur dhe dërguar me postë”, shkruan juristi Rado në një komunimin me Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, në 21 dhjetor të vitit 2024.

Kandidati jep edhe disa detaje për vështirësitë që ka hasur në plotësimin e deklaratës së pasurisë.

“Që nga fillimi, sic edhe kam raportuar disa here, kam hasur pamundësi teknike në përdorimin e sistemit EACIDIS, duke ndikuar në afatin 15-ditor të dorëzimit të deklaratës së pasurisë, duke më lënë realisht pa kohën e mjaftueshme ligjore për këtë proces. Në plotësimin e të dhënave për personat e tjerë të lidhur me subjektin, sistemi elektronik EACIDIS raportoi një gabim teknik me mesazhin: “Shërbimi i DPGJC nuk është funksional për momentin.” Çdo ditë kam tentuar, por ka qenë e pamundur, dhe ky problem i sistemit, u zgjidh vetëm në 1-2 ditët e fundit, duke mos me lejuar të kem realisht 15 ditë për të kryer deklaratën”.

Në foto: Kandidati Klodian Rado rendit disa nga problematikat në sistemin elektronik të deklarimit të pasurisë

Megjithatë, edhe Klodian Rado, ashtu si dy kolegët e tij në këtë garë, u skualifikua, pavarësisht këtyre problematikave dhe burokracive të tepruara.

Në të tre rastet, skualifikimi i kandidatëve është miratuar prej 7 nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku mes tyre është edhe kryetari Sokol Sadushi. Ndërkohë, dy anëtarë, të cilët vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar kundër skualifikimit të tyre për shkaqe të natyrës burokratike.

Çfarë “fshihet” pas sistemit problematik

Në vitin 2018, Parlamenti bëri një ndryshim në ligjin “Për deklarimin e pasurive”. Sipas amendimit, zyrtarët subjekte të ligjit detyrohen të dorëzojnë formularët e pasurisë; në formatin klasik, atë me dokument të firmosur, dhe; on-line, në një sistem elektronik, EACIDS, i cili u vendos në funksion në vitin 2021.

Gjithashtu, sipas këtyre ndryshimeve, të gjithë zyrtarët deklarues, përfshirë edhe kandidatët për në institucionet e drejtësisë, duhet të dorëzonin dokumentacionin shoqërues.

Këto ndryshime u bënë me qëllimin që ILDKPKI të kishte në dispozicion të dhënat e pasurive në formatin elektronik dhe të komunikonte në kohë reale me bazat e të dhënave të institucioneve të tjera publike, bankare e jo-bankare, në funksion të verifikimit të tyre.

Megjithatë, këto ndryshime u ngjanin më shumë një lloj llastimi të Parlamentit për Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive, pasi, tashmë, gjithçka u ngarkohej mbi kurriz subjekteve deklarues dhe ILDKPKI do të zbehte funksionin e tij verifikues, duke u shndërruar në një lloj institucioni që do të shqyrtonte vetëm dokumentacionin që i dorëzohej në zyrë.

Pavarësisht këtij “llastimi”, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive krijoi një sistem, i cili, sipas dëshmive të shumta të marra nga “Boldnews.al”, punon pjesërisht, duke shfaqur problematika të theksuara teknike e duke e shndërruar deklarimin në një hall më vete.

Këto probleme teknike nxitën edhe pezullimin e garës për një vend në Gjykatën Kushtetuese, duke ngritur dyshime se ato janë përdorur për të anuluar të gjithë procesin, në kërkim të “njeriut të duhur” që KED-ja, e drejtuar nga Sokol Sadushi, po kërkon për ta emëruar në piramidën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Etiketa: bllokimigaraGjykata KushtetueseILDKPKEDKomisioni i Emëtimeve në DrejtësimandatemanovraSiokol Sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e TikTok nga Rama, Gjykata Kushtetuese pranon padinë dhe kalon çështjen për shqyrtim

12:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

19:17 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

16:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, KED pezullon vakancën për vendin e Elsa Toskës

15:10 : 29/05/2025
Para

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

TË GJITHA

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com