• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
në AKTUALITET

Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në burgjet shqiptare, ka siguruar kontratën e radhës nga buxheti i shtetit.

Bashkë me “Laviva Technologies” shpk, kjo kompani ka fituar tenderin e Gardës së Republikës për furnizimin me pajisje komunikimi dhe elektronike, me një vlerë prej 38,312,200 lekësh pa TVSH, ose 94.48% të fondit limit të parashikuar prej 40,550,000 lekësh.

Tenderi është zhvilluar nëpërmjet një procedure të kufizuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me mungesë transparence për publikun dhe në dukje pa konkurrencë.

Në garë ishte futur fillimisht edhe kompania “AES Communication” shpk, e cila u kualifikua në fazën e parë, por nuk dorëzoi ofertë në fazën e dytë të vlerësimit, duke lënë të vetme në garë konsorciumin “Laviva – AlbaScan”.

Mosparaqitja e një operatori të kualifikuar dhe dalja nga gara pa shpjegim konkret ka ngritur dyshime për një tender të paracaktuar.

Lexo edhe:

Aksidenti me dy të vdekur në Peqin, PAMJET e mjetit që u përplas tek shkallët e një banese

Aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj/ EMRAT

Skandali i Peqinit: Thasë me para për siguri, por skaneri ishte jashtë funksionit

“AlbaScan” është bërë e njohur për publikun për një tjetër tender, atë të mirëmbajtjes së sistemit të sigurisë në burgje. Skandali shpërtheu kur në burgun e Peqinit, një i burgosur që kreu një vrasje të bujshme brenda institucionit penal, rezultoi se kishte futur armën pa u kontrolluar. Skaneri që duhej të identifikonte armën nuk punonte, ndërsa disa kamera sigurie ishin gjithashtu jashtë funksionit.

Për këtë shërbim të dështuar, “AlbaScan” vijon të marrë para nga shteti. Vetëm në muajin janar, kompania ka marrë rreth 278 mijë euro nga thesari për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje.

Po në të njëjtin muaj, po për sistemet e sigurisë në burgje, AlbaScan mori rreth 300 mijë euro, kësaj radhe nge AKSHI.

Në total, “AlbaScan” përfiton rreth 300 mijë euro në muaj nga taksat e qytetarëve për sistemet e sigurisë në burgje, edhe kur ato nuk funksionojnë.

Por deri më tani, askush nuk është mbajtur përgjegjës për dështimin e këtyre sistemeve që lanë pas një viktimë dhe tronditën sistemin penitenciar.

Nga një kompani e vogël te një lubi fondesh publike

E themeluar në vitin 2017 me një xhiro prej vetëm 50 mijë eurosh, “AlbaScan” ka pësuar një rritje të rrufeshme pasi u ble në vitin 2019 nga vëllezërit Elton dhe Elision Jorgji për vetëm 150 mijë lekë. Që nga ajo kohë, qarkullimi vjetor i kompanisë ka kapur shifra marramendëse, duke arritur në reth 2 milionë euro në muaj nga kontratat publike.

Nga 2019 deri më tani, kompania ka marrë rreth 35 milionë euro kontrata nga buxheti i shtetit.

Por rritja nuk ka ardhur e vetme. “AlbaScan” ka garuar dhe fituar në partneritet me kompaninë “Advanced Business Solutions”, e denoncuar nga opozita si e lidhur me rrethin e ngushtë të kryeministrit. Të dyja këto kompani kanë fituar bashkë tenderë me vlerë dhjetëra milionë euro, përfshirë:

6 milionë euro për sigurinë në burgje

16 milionë euro për laboratorë smart në shkolla

kontrata të tjera për sisteme survejimi dhe pajisje digjitale.

Ndërsa paratë publike shkojnë drejt këtyre kompanive, gjithnjë e më shumë raste tregojnë se sistemet që ato duhet të mirëmbajnë nuk funksionojnë, ndërkohë që mungon çdo lloj ndëshkimi apo hetimi i drejtëpërdrejtë institucional./ Sky Web

 

Etiketa: Albascanburgugarda e republikespeqintender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti me dy të vdekur në Peqin, PAMJET e mjetit që u përplas tek shkallët e një banese

10:20 : 31/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj/ EMRAT

08:14 : 31/08/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi të afërmin me armën e shërbimit/ EMRI

10:30 : 22/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
Para

"Për t'ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët"/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

TË GJITHA

Farage: Britania e Madhe si Koreja e Veriut për lirinë e fjalës

17:07 : 04/09/2025

Pesë vite në arrati, kapet 44-vjeçari shqiptar në Itali

16:57 : 04/09/2025

Gjibraltar–Shqipëri/ Broja në krahun e majtë, dy titullarë nga Superiorja dhe një debutues në formacion

16:56 : 04/09/2025

Ish-punonjësja e OSBE-së akuzohet për spiunazh në Kosovë

16:37 : 04/09/2025

Trump: Europa duhet të ndalojë së bleri naftë ruse

16:37 : 04/09/2025

Lagjet kryesore të Tiranës “thahen” për ujë, banorët fajësojnë UKT-në

16:24 : 04/09/2025

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

16:10 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com