Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlesfshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë.
Në minutën e 18-të, Gjimshiti i vendosur keq, ndal në mënyrë të parregullt Vlahovic dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
kuqezi do mungojë ndeshjen e radhës, atë ndaj Letonisë. Në minutën 35-të, krosim i bukur nga Hoxha, Manaj godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
Në minutën e 42-të, Laçi pengohet, goditje dënimi për kuqezinjtë, Asllani kroson në zonë, por topi i goditur me kokë nga Ajeti përfundon jashtë.
Në fund të pjesës së parë, Hysaj fiton me zotësi një penallti, pasi u pengua nga Samardzic Brenda zonës, topin e merr Manaj, por goditja e sulmuesit kuqezi pritet nga Petrovic. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Në fillim të pjesës së dytë, Strakosha bën një pritje shumë të bukur, duke ndalur goditjen e rrezikshme të Mitrovic. Në minutat në vijim u ndërpre edhe dy herë të tjera ndeshje, ku lojtarët serbë e tepruan me gjestet e atyre aktoriale, pas disa gotave plastike ë hedhura në fushë.
Arbitri afroi dy kapitenët dhe “kërcënoi” Gjimshitin se nëse do përsëritej sërish, do tërhiqte lojtarët nga fusha, pra do pezullonte ndeshjen.
Në minutën e 72-të, Bajrami kishte një shans shumë të mirë, por goditja e tij ishte shumë e lehtë. Në minutat në vijim, nuk pati ndonjë rast konkret të rrezikshëm nga të dy ekipet. Ndeshja mbyllet përfundimisht 0-0.