Pasi ka zbarkuar në Rinas, përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku nesër do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
U mësua se që nga zbarkimi në Rinas e deri në mbërritjen në hotelin e zgjedhur në Tiranë, ekipi serb dhe delegacioni, është shoqëruar nga forca të shumta policore, të cilat kanë bllokuar akset rrugore gjatë kalimit të automjeteve të tyre.
Edhe hoteli ka qenë i rrethuar me forca të shumta të rendit, të cilat kanë kontrolluar perimetrin, ndërsa futbollistët futeshin në ambientet e brendshme, siç shihet nga videot e mëposhtme të publikuara nga ”Kurir”, që tregojnë atmosferën krejtësisht të qetë në momentin kur kundërshtarët e Shqipërisë mbërritën në Tiranë.
Lexo edhe:
“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie