Kosova ka bërë një tjetër paraqitje dinjitoze, duke fituar edhe me goleadë, edhe pse në një ndeshje miqësore. Dardanët kanë fituar me rezultatin 5-2 përballë Armenisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku triumfi edhe me përmbysje rezultati.
Kjo për shkak se ishte Armenia e cila kaloi e para në avantazh në minutën e 8-të, kur portieri Amir Saipi e devijoi topin në rrjetën e vet pas një goditjeje nga Nair Tiknizyan. Kosova reagoi menjëherë me Ermal Krasniqin, i cili goditi shtyllën pak minuta më pas.
Përpjekjet e Kosovës u shpërblyen në minutën e 23-të, kur Lumbardh Dellova lëshoi një goditje spektakolare nga 30 metra, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Armenia kaloi sërish në avantazh në minutën e 29-të, me një goditje të bukur dënimi të Eduard Spertsyan. Kosova nuk u dorëzua dhe goditi sërish shtyllën në minutën e 38-të me Leart Paqaradën. Portieri i Armenisë, Armend Henri Avagyan, bëri disa pritje vendimtare, duke mbajtur rezultatin e pandryshuar 2-1 deri në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Kosova u fut fuqishëm në lojë dhe kërkoi barazimin që në fillim, të cilin e arriti në minutën e 60′-të, kur anësori i Dinamos Baton Zabërxha fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë. Mërgim Vojvoda realizoi nga pika e bardhë, duke barazuar në 2-2.
Ky erdhi në minutën e 60-të, kur Baton Zabërxha fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë. Mërgim Vojvoda realizoi nga pika e bardhë, duke barazuar në 2-2.
Pas këtij goli, Kosova vazhdoi të dominojë dhe mori avantazhin në minutën e 71-të. Lindon Emërllahu shënoi për 3-2 pas një topi të kthyer brenda zonës.
Skuadra e Franco Fodës vazhdoi të rrezikonte portën armene: Florian Haxha pati një mundësi të artë për golin e katërt, por nuk e mposhti dot portierin Avagyan. Në aksionin pasues, Albion Rrahmani goditi shtyllën.
Por Rrahmani nuk u ndal dhe pak minuta më vonë, arriti të realizojë golin e katërt për Kosovën, duke thelluar rezultatin në 4 me 2, por nuk u ndal me kaq.
Në minutat e fundit, Kosova e kontrolloi lojën dhe ishte sërish i futuri si zëvendësues Albion Rrahmani që gjeti sërish rrugën e rrjetës pas një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë brenda zonës, shënoi golin e pestë për Kosovën dhe duke vulosur fitoren bindëse 5-2.
Miqësorja ndaj Armenisë ishte një provë e rëndësishme për Kosovën, e cila tregoi forcë karakteri dhe një lojë të bukur sulmuese, edhe pse në fushë mungonin shumë prej emrave titullar si Rashica, Zhegrova apo Muriqi.