• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha zhvilloi një takim me eurodeputetin austriak Andreas Schieder, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian dhe raportues për Shqipërinë.

Berisha paraqiti një pasqyrë të situatës alarmante në vend, duke theksuar emigracionin masiv, me mbi 1 milion qytetarë që kanë braktisur vendin në dekadën e fundit, si rezultat i mungesës së zgjedhjeve të lira, përkeqësimit të varfërisë dhe humbjes së shpresës; shndërrimin e Shqipërisë në të vetmin narko-shtet në Europë, përmes lidhjeve të drejtpërdrejta të qeverisë dhe maxhorancës me kartelet e droges dhe organizatat kriminale të narkotrafikut.

Berisha rikujtoi emërimin nga Kryeministri Edi Rama të ministrave të Brendshëm si Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, Taulant Balla të përfshirë ose të lidhur familjarisht me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Berisha denoncoi gjithashtu dhënien e 138 licencave për kultivim kanabisi, në kundërshtim me ligjin shqiptar, duke tejkaluar kufirin prej 200 hektar të lejuara nga ligji ne 29 mij hektar dhe përdorimin e këtyre licencave për blerje votash dhe financim të fushatave të 28 kandidatëve të Partisë Socialiste, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga kartelet e droges dhe grupet krimi i organizuar; kapjen e Portit të Durrësit nga një kartel droge me lidhje ndërkombëtare, përmes të cilit realizohet trafikimi i lëndëve narkotike drejt Europës; përfshirjen e politikanëve të lartë, drejtuesve të policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve ministrave në përgjimet e rrjeteve kriminale SKY ECC dhe Encrochat, që dëshmojnë një nivel të paprecedent bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Lexo edhe:

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Berisha theksoi nevojën urgjente për krijimin e një Komisioni të së Vërtetës, me qëllim zbardhjen e plotë dhe transparente të lidhjeve midis qeverisë dhe krimit të organizuar, përpara opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Ai e informoi eurodeputetin Schieder për persekutimin politik sistematik ndaj opozitës, përfshirë z. Berisha në 333 ditë arrest politik, arrestimin e dhunshëm dhe të pajustifikuar të Presidentit Ilir Meta, si dhe ndjekjen penale të padrejtë të Fatmir Mediut për një çështje të mbyllur prej vitesh; shpërdorimin ekstrem të burimeve publike gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë mbi 4,500 aktivitete të institucioneve shtetërore në vetëm katër muaj, shpërndarjen e bonuseve për pensionistët, faljen masive të gjobave dhe prokurime abuzive në funksion të fushatës së PS; tentativat flagrante të Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Jashtëm Hasani për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR, me qëllim ndikimin e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 majit.

Berisha solli gjithashtu në vëmendje incidentin serioz në Bashkinë e Vorës, ku deputetja Albana Vokshi dhe anëtarë të familjes së saj u kërcënuan nga anëtarë të grupit kriminal Xhabafti, të njohur për lidhjet e tyre me eksponentë të PS dhe për përfshirjen në intimidimin e votuesve dhe komisionerëve. Ai theksoi se “as SPAK dhe as Policia e Shtetit nuk kanë reaguar, duke dëshmuar një nivel të rrezikshëm pandëshkueshmërie dhe kapjeje të institucioneve ligjzbatuese”.

Në përfundim, Berisha paralajmëroi se Shqipëria, si narko-shteti i vetëm në kontinent, përbën një kërcënim real për sigurinë e Europës, për shkak të eksportimit të krimit të organizuar dhe ndikimit në portet dhe infrastrukturën logjistike të BE-së.

Ai kërkoi vëmendje dhe veprim të shtuar nga Bashkimi Europian, për të ndalur këtë regres demokratik dhe për të garantuar që rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE të bazohet në standarde të qarta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve.

Etiketa: Andreas SchiederSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

“A dini gjë ku është?”/ Berisha: Endri Fuga është arratisur, pas dëshmisë në SPAK!

10:37 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025
Para

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

TË GJITHA

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025

‘Ndaloni vrasjet e gazetarëve’/ Organizatat mediatike bashkohen kundër sulmeve në Gaza

21:32 : 01/09/2025

Ten Hag reagon pas shkarkimit nga Leverkusen, tregon çfarë nuk shkoi mirë te klubi i Bundesligës

21:31 : 01/09/2025

Dh*nohet turisti austriak në Durrës, procedohen dy 17-vjeçarë

21:10 : 01/09/2025

La Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami zhduk komentet nga rrjetet sociale pas kritikave

21:08 : 01/09/2025

Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!

20:50 : 01/09/2025

“Dita Real Estate” mashtron qytetaren, pasi la 2.8 mln lekë kapar, apartamenti rezulton i shitur

20:49 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com