• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Shkrimtari Fatos Lubonja është kundër projektit të konservimit dhe restaurimit të gofinave të rrënuara të ish-burgut të Spaçit, që nisi zbatim pak ditë, në funksion të një filmi artistik .

Si ish i përndjekur politik, që vuajti dënimin në kampin burg të Spaçit, Lubonja shprehet se restaurimi monumentit të kulturës duhet të bëhet sipas një qasjeje arkeologjike, duke ruajtur strukturë aktuale të godinave.

Në një intervistë për Top Channel, shkrimtari kujtoi “Planin e Menaxhimit të Burgut të Spaçit”, të miratuar në vitin 2024, ku theksohet se rrënojat dhe strukturat ekzistuese duhet të qëndrojnë në gjendjen që ndodhen.

“Unë jam marrë gjatë me çështjen e Spaçit, me atë se si mund të ruhet Spaçi. Dhe ideja që kam hasur nga specialistë, jo vetëm imja, është ideja që ka dhënë Fondacioni Santagata në Projektin e Menaxhimit, i sjellë nga MEKI, ku përcaktojnë qartë vizionin se si duhet të ruhet. Ata përjashtojnë idenë e kthimit në 1991, është qasje arkeologjike. Pra, rrënojat duhet të ruhen, por duhet të bëhet e aksesueshme, të forcohet që të mos rrënohet më tej. Ndërkohë, muze nuk do të bëhet i gjithë Spaçi. Do të jetë një ndërtesë e re, ku do të jetë e gjithë historia e Spaçit. Se Spaçi nuk ka qenë ai që është tani, as ai në ’91, as ai në ‘73. Ka qenë me baraka fillimisht. Dhe gjithë kjo histori duhet evidentuar me dëshmi të burgosurish, me foto etj. Kjo është pjesa muzeale. Ministra e ka aprovuar vetë këtë vizion të fondacionit Santagata, e ka të aprovuar si plan menaxhimi dhe tani nëpërmjet Institutit të Trashëgimisë Kulturore bën një projekt që i kundërvihet këtij vizioni dhe thotë duhet ta kthejmë siç ka qenë. Aty mund të kthehet siç ka qenë vetëm një qeli, një dhomë, por jo e gjitha. Ndërkohë që ato rrënoja mbajnë historinë, kjo është qasja që thonë dhe italianët: arkeologjike. Kjo është punë specialistësh të kualifikuar, nuk është puna siç e bëjnë këta. Ato ndërtesa, edhe ashtu si janë, flasin më tepër se sa të lyera me suva. Ato kanë histori. Madje, edhe këto 30 vite janë pjesë e historisë, edhe ajo paaftësi e shqiptarëve për t’u ballafaquar me të kaluarën. Se po të kishim një ndjeshmëri më të madhe, do e ruanim si në ‘91. Aty janë bërë masakra. Gjithë kjo masakër është pjesë e historisë, prandaj ruajtja e saj ka shumë vlerë, sikurse e thashë flet më mirë një tullë e asaj kohe ashtu e rrëzuar, se sa një tullë e mbuluar me llaçin e vitit 2025”.

Shkrimtari komentoi dhe planin e regjisorit Namik Ajazi dhe shkrimtarit Visar Zhiti që synojnë të xhirojnë një film pas realizimit të fazës së parë të projektit të restaurimit nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore.

Lexo edhe:

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

“Siti që është aty flet më shumë se sa ideja që kanë këta, që në fund të fundit është ideja për të bërë një film, për ta përdorur. Duan të bëjnë tarracën siç ka qenë në 73 kur është bërë revolta, por nuk mund të bëhet kjo për një film. Është njësoj si të bësh një film për kohën e Perandorisë Romake dhe ta bësh Koloseun siç ka qenë. Duhet ta ruash, jo ta shkatërrosh. Unë nuk jam kundër filmit, por filmi mund të bëhet me rekuizita, mund të bëhet në një vend tjetër fare dhe të dalë në Spaç. Tarracën mund ta ndërtosh edhe me dërrasa, edhe me efekte, nuk mund të shkatërrosh atje. Imagjino që një vend ku strehoheshin familjet, ata në vend të ruajnë materialin, i kanë futur një suvatim, i kanë bërë një kuadrat nga jashtë. Duhet të ruash materialin mbi të gjitha. Italianët ruajnë edhe gurët e shtëpive kur shemben. Në këtë aspekt, ajo ka autenticitetin ashtu si është. Ato rrënoja mbajnë historinë. Madje, edhe kur kam parë ato skicat për ato karakollët, nuk janë ashtu si kanë qenë. Por, aty duhen edhe tela me gjemba. Karakollin e kanë bërë si të ketë dalë nga një film Hollywood-i. Mund ta bësh identik si ka qenë, por ke fshirë gjithë historinë. Është një temë e hapur, por qasja që mendoj se duhet sipas meje, është ajo arkeologjike”.

Për artistin Fatos Lubonja, është e pamundur të zbehen kujtimet nga burgu, ku të dënuarit politikë detyroheshin të kryenin punë të rëndë dhe liheshin në kushte të këqija, përfshirë mungesën e ushqimit apo dhunën fizike e psikologjike.

“Është çdo ditë me mua në kujtesë dhe në përpunimin që unë i bëj asaj. Çdo ditë që e shkruaj, e rikujtoj. Të shkruarit është rijetim i jetës, por në një formë tjetër, që ti ia transmeton edhe të tjerëve. Unë më të gjallë kam në mendje Spaçin që kam jetuar, e shikoj me tela me gjemba, me karakoll, me të burgosurit… ashtu e përfytyroj. Do ishte mirë të ruhej siç thashë, por edhe shkatërrimi është pjesë e historisë”.

Spaçi ishte një nga burgjet më famëkeqe të diktaturës në Shqipëri, i vendosur në një zonë të thellë malore në veri të vendit, ku të burgosurit detyroheshin të punonin në miniera bakri dhe piriti në kushte ekstreme./TCH

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Etiketa: burguBurgu i Spaçitfatos lubonjalubonjarestaurimispacSpaçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025
AKTUALITET

Luan Baçi nga Fieri: Salianji ka qenë i burgosur politik, u dënua padrejtësisht

15:47 : 08/07/2025
AKTUALITET

A do të lirohet nga qelia? Gjykata e Lartë jep sot vendimin për Erion Veliajn

08:28 : 08/07/2025
Para

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com