• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

19:35 : 05/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Shqipëria është renditur në nivelin e tretë nga pesë kategoritë e indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), që mat shkeljet e të drejtave të punëtorëve në mbarë botën. Sipas raportit të publikuar së fundmi, vendi ynë vijon të jetë pjesë e shteteve ku shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të vazhdueshme.

Indeksi i ITUC vlerëson 151 vende duke përdorur 87 tregues të bazuar në standardet e Kombeve të Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare. Ai i ndan vendet në pesë kategori, ku kategoria e pestë përshkruhet me situatën më të keqe – për vendet ku nuk ka asnjë garanci ligjore për të drejtat e punëtorëve – ndërsa kategoria e parë përfshin vendet me shkelje sporadike.

Shqipëria mbetet në nivelin e tretë, duke u pozicionuar si një vend ku shkeljet ndodhin rregullisht.

Raporti thekson një përkeqësim të përgjithshëm të të drejtave të punëtorëve në mbarë botën, me më shumë se një në tre vende që klasifikohen në nivelin më të ulët të mundshëm – pa garanci për të drejtat e punëtorëve.

Në Evropë, vetëm 7 vende kanë arritur të ruajnë vlerësimin më të lartë, përballë 18 vendeve që ishte në vitin 2014.

Lexo edhe:

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

“Ky trend i tmerrshëm nënvizon ashpërsinë e sulmit të vazhdueshëm nga qeveritë dhe korporatat mbi të drejtat dhe liritë themelore të punës gjatë dekadës së fundit,” thuhet në raport.

Ndërkohë, raporti përmend se në Shqipëri dhe disa vende të tjera si Hungaria, Moldavia, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveritë kanë abuzuar me pushtetin ligjor duke e zgjeruar në mënyrë të tepërt përkufizimin e “shërbimeve thelbësore”, për të kufizuar të drejtën e grevës.

Renditja e Shqipërisë në nivelin e tretë nga pesë në total.

Sipas raportit shkeljet e të drejtës së punëtorëve për grevë mbetën në nivelin më të lartë globalisht që nga fillimi i Indeksit në vitin 2014.

“Në vitin 2025, grevat u kufizuan ose u ndaluan në 131 vende (87%), të pandryshuara nga viti 2024 dhe nga 63% në vitin 2014”.

Kjo shtypje, sipas raportit, ndodh në një kohë kur greva si e drejtë është njohur nga Konventa 87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e ratifikuar nga 158 prej 187 shteteve anëtare të saj.

Raporti citon gjithashtu përpjekjet sistematike të disa kompanive në Evropë për të minuar aktivitetin sindikal, ndërsa në disa vende është vërejtur krijimi i të ashtuquajturave “sindikata të verdha”, të kontrolluara nga punëdhënësit, që zbehin rolin e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.

Në renditjen globale, 10 vendet me situatën më të keqe për të drejtat e punëtorëve përfshijnë Bangladeshin, Bjellorusinë, Ekuadorin, Egjiptin, Eswatinin (Afrikë), Mianmarin, Nigerinë, Filipinet, Tunizinë dhe Turqinë.

Në vitin 2025, ndalimi ose kufizimi i grevave u evidentua në 131 vende (87%), një shifër që ka mbetur e pandryshuar nga viti i kaluar, por përbën një rritje të madhe krahasuar me vitin 2014, kur kjo ndodhte në 63% të vendeve.

Raste konkrete përmenden edhe në Belgjikë dhe Zvicër, ku sindikalistë u arrestuan apo u gjobitën për pjesëmarrje në greva, duke përforcuar prirjen e frikësimit dhe shtypjes së të drejtës së organizimit sindikal.

/Citizens.al

Etiketa: indeksipunepunetoretshkelShqiperiate drejtat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
Para

“Jam i zhgënjyer"/ Trump: Nuk e di nëse do të kem më marrëdhënie të mira me Musk

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025

Këmbimi valutor 5 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 05/11/2025

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Foto ilustruese

Diell dhe kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:57 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com