• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

13:54 : 04/06/2025
në BOTA

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm të shtetit brenda një viti në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron.

“Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Banka Qendrore Evropiane pritet po ashtu që të publikojë mendimin e saj më 4 qershor, dhe zyrtarët bullgarë kanë thënë se presin një vlerësim pozitiv edhe nga ky institucion.

Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, duke u bazuar në opinionet e KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe në diskutimet me Eurogrupin dhe Këshillin Evropian.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Edhe pse pranimi i euros ishte një nga kushtet për anëtarësimin në BE, dështimet legjislative – përfshirë reformat për luftimin e pastrimit të parave, shqetësimet për inflacionin dhe bllokadat politike (Bullgaria ka mbajtur shtatë procese zgjedhore në katër vjetët e fundit) – e kanë bërë këtë rrugëtim të vështirë për Sofjen.

Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE. Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Shengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur./ REL

Etiketa: bullgariaeuro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025
Para

Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com