• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Diddy e vari nga kati i 17-të/ Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras

21:49 : 04/06/2025
në SHOW BIZ

Mikesha e  Cassie Ventura, Bryana Bongolan, u ngjt në podiumin e dëshmitarit në seancën e radhës gjyqësore të Sean Diddy Puff.

Ajo citoi të drejtat e saj nga Amendamenti  i Pesstë kundër vetë-inkriminimit dhe prokurorët thanë se ajo nuk do të akuzohet për sa kohë dëshmia është e vërtetë.

Bongolan tha se Combs e vari nga ballkoni i katit të 17-të në vitin 2016 përpara se ta përplaste drejt mobilieve. Ai sulm i ka shkaktuar makthe, u shpreh ajo në gjykatë duke shtuar se ka pasur periudha kur ulërinte në gjumë.

Ngjarja është përmendur edhe nga Cassie Ventura në padinë e vitit 2023 kundrejt Diddy si dhe gjatë  dëshmisë së saj.

Bongolan ishte me të dashurën e asaj kohe në apartamentin e Cassie kur dëgjoi të trokiturat e Combs. Menjëherë, e fshehu ish të dashurën në tualet dhe vetë doli në ballkon duke u përpjekur “të sillej normalisht”. Më pas, Combs e kapi nga pas,”më ngriti dhe më vuri mbi parmak. Po përpiqesha mos të rrëshqisja”, tha ajo.

Lexo edhe:

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin

E pyetur sa kohë qëndroi mbi parmak, Bongolan tha se ai po bërtiste. “Ti e di se ç’ke bërë”, duke shqiptuar çdo rrokje. E gjitha zgjati rreth 15 sekonda. Në fotot e shfaqura, Bongolan kishte fasha, qafore, si dhe një të nxirë me një plagë në mes. Më pas, u shfaq edhe një foto ku shpina e dëshmitares ishte e fashuar.

Bongolan tha se u njoh me Cassie, të cilën e quan ”një nga mikeshat e saj të afërta”, gjatë kohës kur  punonin për një kompani veshjesh. E pyetur se ç’bënin së bashku, ajo u përgjigj.

“Drogoheshim”. Në detaje, përshkruan se ato konsumonin “shumë marijuanë, kokainë, ketaminë dhe të  tjera si këto.” Gradualisht, “u kthye në zakon”, tha ajo.

Bongolan hezitonte ta takonte reperin: “Nuk po më pëlqente  ajo që po shihja.” Ajo sqaron se Ventura ishte e mërzitur kur e telefononte apo me sy të nxirë. Ajo kujtoi një episod kur po flinte gjumë në apartamentin e shoqes dhe u zgjua nga “të trokiturat me forcë” të Puff.

Ajo nuk kujton se çfarë ai thoshte, por mban mend tonin e zërit. ”I acaruar. Mbaj mend që pashë një thikë të fluturonte drejt saj”, u shpreh ajo duke iu referuar Ventura. “Ajo e hodhi mbrapsht”, tha Bongolan duke kujtuar reagimin e shoqes dhe duke saktësuar se thika nuk e preku Combs.

Përpara jurisë, ajo tha se Combs e furnizonte me drogëra, përfshirë edhe GHB. Këtë të fundit s’e kishte  provuar asnjëherë para se t’ia jepte reperi. Bongolan dëshmoi se e pa Combs  “disa herë” duke marrë drogë, përfshirë marijuanë, ketaminë dhe kokainë.

Ajo tha se bashkë me Cassie, u përpoqën të ndalonin së konsumari drogë, por “është e vështirë të  qëndrosh esëll kur ka shumë drogë vërdallë.”

Bongolan dëshmon edhe për një rast të vitit 2016 kur është kërcënuar nga Combs. “Ai m’u afrua dhe më tha ca gjëra. Ai më erdhi shumë afër fytyrës dhe më tha diçka të tipit, ‘jam djalli dhe mund të të vras’.”

“U tmerrova”, vijon ajo. “Kisha shumë vetëbesim për shkak të kokainës dhe thjesht e kalova.”

Dëshmitarja tha se e ka paditur Combs për 10 milionë dollarë për “të kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi në ballkon.” E pyetur nga prokurorët nëse do t’i jepte këto 10 milionë dollarë nëse ajo ngjarje s’do të kishte ndodhur, ajo deklaroi pa hezitim se po.

Etiketa: Bryana BongolanCassie VenturaDiddyDiddy Puffeshmiagjyq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin

10:19 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Vëllai yt ka futur njerëz të më vrasin”, plas sherri në studio, gruaja dëbon burrin nga shtëpia

18:29 : 28/06/2026
RAJONI

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026
Para

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

TË GJITHA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş