• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025
në RAJONI

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, prej së cilës u vranë 16 vetë, vala e protestave nuk është ndalur. Presioni në redaksinë e tij po rritet – sepse ka më shumë punë, më pak burime dhe më shumë kërcënime të hapura.

Strika thotë se pas vitesh përballjeje me kërcënime verbale, ai është sulmuar edhe fizikisht për herë të parë ndërsa raportonte. Ai po filmonte mbështetësit e SNS-së që po mblidheshin për një tubim në Beograd, kur u bë dëshmitar i një sulmi brutal ndaj një kalimtari që u përpoq të fotografonte tubimin.

“Tre burra e rrëzuan përtokë, filluan ta rrihnin, i morën telefonin dhe e hodhën në Danub”, thotë Strika.

Shtimi i numrit të sulmeve

Në Serbi janë regjistruar që nga fillimi i vitit 128 raste sulmesh dhe presionesh ndaj gazetarëve, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar kishte 166 sulme, sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS).

Lexo edhe:

REL: Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Serbi Beograd 2025 | Demonstratatat para RTS
Qeveria serbe nuk po i respekton kërkesat e studentëveFotografi: Miskov/BETAPHOTO/SIPA/picture alliance

“Sulmet fizike janë rritur dhe ajo që është shqetësuese është se sulmet fizike dhe ngacmimet e gazetarëve po ndodhin në prani të policisë. Gazetarët etiketohen si dikush që provokon sulme vetëm sepse po bën punën e tij dhe policia nuk reagon ndaj tyre”, shpjegon për DW sekretarja e NUNS, Tamara Filipoviq Stevanoviq.

Problemi më i madh, shton ajo, është se askush nuk mbahet përgjegjës për sulmet, rastet nuk marrin një epilog ligjor, kështu që sulmet vazhdojnë.

Përveç kësaj, gazetarët shpesh janë nën vëzhgim. Amnesty International raportoi se autoritetet në Serbi kanë monitoruar në mënyrë të paligjshme telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve. Njëri prej tyre është një gazetar nga Dimitrovgradi, Slavisha Milanov. Ai shpjegoi se policia instaloi softuer për spiunim tek ai, pa urdhër nga zyra e prokurorit.

“A jemi kriminelë që ky softuer po përdoret tek ne?” i tha ai N1. “Çfarëdo që të na ndodhë neve ose dikujt në mjedisin tim, unë do ta mbaj shtetin përgjegjës për këtë.”

Milionat evropiane përshpejtojnë reformat

Siguria e gazetarëve është vetëm një nga pikat kritike që organizatat ndërkombëtare dhe lokale që monitorojnë gjendjen e lirisë së medias në Serbi kanë theksuar për vite me radhë. Kërkesat për media të lira kanë qenë pjesë e të gjitha protestave të mëdha civile në dhjetë vitet e fundit.

Serbi, Aleksandar Vucic
Aleksandar VucicFotografi: Nicolas Economou/picture alliance/NurPhoto

Bashkimi Evropian ka të njëjtat kërkesa në procesin e integrimit evropian. Agjenda e reformave, e cila përmban një plan konkret reformash që Serbia duhet të përmbushë deri në vitin 2027, rendit si një nga hapat e parë ndryshimin e ligjeve të medias dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Organit Rregullator për Median Elektronike. Meqenëse Serbia nuk arriti ta përmbushë këtë, BE shtyu pagesën e 111 milionë eurove ndihmë.

Më pas u nis një proces i ri për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit REM. Projektligjet për median iu dorëzuan grupeve të punës. Por akoma nuk ka ndonjë zjigdhje.

Hakmarrje ndaj medias së pavarur

NUNS kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë pjesë në një dialog me shtetin. “Edhe nëse diçka ndryshon me ligj, nuk ka garanci se nuk do të abuzohet”, thotë Filipoviq Stevanoviq. “Ajo që ndodhi këtë vit ishte një hakmarrje e shtetit ndaj medias që raportoi profesionalisht për gjithçka që ndodhi në Novi Sad dhe Serbi që nga 1 nëntori”, thotë Zoran Strika. Ata kritikojnë edhe shpërndarjen e parave për mediat dhe besojnë se do të ketë manipulime edhe në të ardhmen.

“Reformat duhet të jenë të mirëfillta, jo vetëm të shënohen në letër”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas gjatë një vizite të kohëve të fundit në Serbi./DW

Etiketa: SerbiVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

15:30 : 19/06/2025
BOTA

Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

20:18 : 18/06/2025
RAJONI

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025
BOTA

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025
BOTA

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

18:49 : 16/06/2025
RAJONI

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

11:46 : 16/06/2025
Para

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

TË GJITHA

“Jeni shteti më i fuqishëm në botë”, Rutte-SHBA-së: Veproni kur është e nevojshme

15:53 : 25/06/2025

11 maji/ Celibashi u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

15:52 : 25/06/2025

Mori para për të ndihmuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH në Vlorë

15:48 : 25/06/2025

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

15:43 : 25/06/2025

Lyon nuk “qëndron duarkryq”, gati të apelojë vendimin për rënien nga kategoria

15:39 : 25/06/2025

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

15:38 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com