• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi në asamblenë e IDC-CDI: Në farsën e 11 Majit, demokracia u rrëzua nga krimi

18:41 : 31/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Deputetja demokrate Albana Vokshi, në fjalën e saj para Asamblesë së IDC-CDI, Albana Vokshi, denoncoi me fakte rrëzimin e demokracisë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Vokshi i cilësoi zgjedhjet e 11 Majit si një “farsë elektorale” të orkestruar nga një parti-shtet e lidhur ngushtë me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, duke paralajmëruar se Shqipëria është sot nën kontrollin e një regjimi autoritar që ka kapur çdo institucion dhe ka zhbërë lirinë e votës.

“500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tendera dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.

30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.”- theksoi Vokshi.

Lexo edhe:

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

Më tej, vokshi i ftoi të shohin “rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane – ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar në mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet”.

Vokshi kërkoi mbështetje ndërkombëtare për rikthimin e demokracisë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme nën një qeveri teknike.

Fjala e plotë e Vokshit:

Pa votë, nuk ka demokraci

Më lejoni edhe një herë të falënderoj z. President Pastrana, sekretarin e përgjithshëm Antonii, z. Brok, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh, edhe në ditët e tij të rëndësishme (ditëlindjet).

I dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe të gjithë miqtë brenda dhe jashtë Shqipërisë që na mbështetën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve – ju faleminderit.

Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike – kishim një Parti-Shtet. Për më tepër, të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerika tashmë.

Të nderuar kolegë,

Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Jam këtu për të ndarë me ju historinë time, që të kuptoni se çfarë ka ndodhur atje gjatë zgjedhjeve.

Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën “zgjedhje.” Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin – ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narco-shtet.

Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vetëm që u injoruan – ato u shtypën.

Por unë nuk flas vetëm me letra – flas nga përvoja. Dua të ndaj me ju atë që kam përjetuar.

Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit. Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi u posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time – ata nuk arritën të parandalojnë asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.

A është kjo demokracia për të cilën po flasim? A është ky një vend gati për të hyrë në Europë?

Votuesit u blenë me bonuse pensionesh prej 100 euro dhe para të përfituara nga 138 licenca kanabisi. Drogë për vota.

500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tendera dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.

30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.

Nëpunësit publikë u shantazhuan përmes rrjeteve të patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u bënë një.

Dhe ja e vërteta e dhimbshme: nëse një qytetar nuk mund të votojë i lirë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë. Çdo liri tjetër bëhet iluzion.

Prandaj duhet të ngremë zërin! Siç thanë presidenti dhe sekretari i përgjithshëm: heshtja tashmë nuk është një opsion!

Nëse lejojmë një kryeministër dhe një qeveri të mbështetur nga kartelet e drogës të rrëmbejnë demokracinë në Shqipëri, atëherë i hapim derën autokracisë në gjithë Europën.

Shikoni rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane – ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar bë mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet.

Prandaj i bëj thirrje kësaj Asambleje që të:

Mbështesë rezolutën tonë

Dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme

Kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë

Dhe më e rëndësishmja: të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri – për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën

Ne nuk po kërkojmë mëshirë – po kërkojmë solidaritet.

Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike.

Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq.

Faleminderit.

Etiketa: 11 Majialbana VokshiIDC-CDI

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

19:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike!

12:53 : 31/05/2025
AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Nuk e mohuan farsën elektorale

12:40 : 28/05/2025
AKTUALITET

“Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

09:25 : 27/05/2025
Para

“Jemi përgatitur për huliganët”, afron finalja e Champions League, siguri e lartë në Mynih

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com