• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie dhe ka pezullluar nga detyra një tjetër, të cilat kanë të bëjnë me tre raste të ndryshme në Korçë, Elbasan dhe Tiranë.

Më konkretisht, në Korçë është arrestuar shtetasi A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ai ka shkaktuar aksident, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07 mg/l. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.” – njofton AMP.

Ndërkohë, në Elbasan është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë Inspektor B. T., 54 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo edhe:

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

“Masa e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” u caktua nga Gjykata e Elbasanit në kuadër të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se punonjësi i policisë B. T. ka favorizuar drejtues të ndryshëm automjetesh, të cilët kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.” – njofton AMP.

Në Tiranë është arrestuar punonjësi i policisë Inspektor B. M., 24 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Raportohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht të dashurën e tij.

“Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetases M.H., 27 vjeçe, e cila ka deklaruar se B. M., ish i dashuri i saj, më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.” – raporton AMP.

Etiketa: AMParrestohenefektivepolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025
AKTUALITET

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

10:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Doli nga makina me kapele dhe maskë”, detaje nga atentati në Rinas: Autori qëlloi me breshëri nga afër

18:00 : 11/11/2025
AKTUALITET

Ngjarja 50 metra nga komisariati, Lala për atentatin në Rinas: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm

17:46 : 11/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Mori 20 mijë euro për të “zgjidhur punë” në shtet, arrestohet ish-punonjësi i Gardës

17:36 : 03/11/2025
Para

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com