• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në vijimësi edhe institucionet ndërkombëtare të cilat nuk harrojnë ta shënojnë në asnjë raport. Këtu nuk përjashtohen as rastet kur shteti abuzon me pozitën e fortë që ka përballë qytetarëve dhe bizneseve.

Disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për procedurat e faljes së gjobave administrative të disa inspektoriateve, siç është ai i territorit, Inspektoriati Shëndetësor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Shtetit. Logjika që zbatohet është e thjeshtë: shteti të fshin gjobat të cilat t’i ka vënë vetë-madje disa padrejtësisht , dhe këtë e shet për ndihmë ndaj qytetarëve të cilët kundrejt këtij shpërblimi duhet ta votojnë.

Një rreth vicioz që shkallmon çdo të drejtë demokratike në një shoqëri dhe sjell deformime të mëdha. Shembulli më tipik është ajo që ka ndodhur memijëra biznese të bashkisë Tiranë, të cilëve iu kanë ardhur detyrime të larta në taksa e tarifa, por dhe kamatvonesa.

Në fund të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, një pjese të konsiderueshme të bizneseve në kryeqytet i ka ardhur në sistemin e taksave dhe tarifave vendore njoftimi për rritjen e tarifës së pastrimit për vitin 2023 dhe 2024, dhe një kamatë e lartë për vitin 2023.

Tarifa e pastrimit varion nga 4 mijë lekë për ata biznese më xhiro deri në 8 milion në vit, 5,750 lekë për ata me xhiro 11milion e 500 mijë lekë në vit, 92,000 për bizneset e mesme dhe 115,000 lekë për të mëdhenjtë e kategorisë VIP. Gjithashtu, subjeket e prodhimit dhe ndërtimit e kanë dhe më të lartë këtë taksë, disa në 195 mijë lekë e të tjerë 414 mijë lekë.

Lexo edhe:

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Duke qënë se vlera e tarifës së pastrimit varion në bazë të xhiros që kanë bizneset, në 28 mars të vitit 2024 Këshilli Bashkiak ndryhson vendimin për Sistemin e Taksave dhe Tarifa Vendore në Tiranë, ku përveç rritjes së taksës së pasurisë për bizneset dhe individët duke rifreskuar çmimet e referencës, bën dhe një ndryshim në dukje të parëndësishëm, por që do t’ia dëgjonim jehonën më pas.

Në nenin 41, shtohet një pikë me këtë përmbajtje: “Kategorizimi i tarifës së pastrimit sipas nivelit të xhiros vlen vetëm për subjektet pa përgjegjësi tatimore të “Tatim mbi fitimin”- duke lënë në dorë të lirë të drejtorisë së taksave përcaktimin e tarifës për bizneset e tjera.

Por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore nuk u mjaftua me kaq! Në mes të vitit 2024 bën rivlerësim të xhiros vjetore të bizneseve duke marrë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ndryshon në masë për një pjesë të mirë të sipërmarrjeve nivelin e taksës së pastrimit duke e dyfishuar. Për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur:

Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak, tarifa e pastrimit për kategorinë biznes paguhet njëherë në vit brenda datës 20 prill, por përditësimi dhe rivlerësimi i kategorisë së biznesit ka ndryshuar pas kësaj date, ndaj kur bizneset janë drejtuar për të paguar detyrimin këtë pranverë kanë gjetur jo vetëm një tarifë të rritur për vitin 2024, por dhe për vitin 2023 – e për këtë të fundit i është vendosur dhe kamatë.

Shkeljet janë bërë hapur pasi ndërmarrjet nuk janë njoftuar në asnjë moment as nga autoritetet e bashkisë dhe as drejtoria e Taksave dhe Tarifave për ndryshim të përgjegjësisë tatimore, por edhe pse janë treguar të rregullt duke paguar brenda afatit tarifën, janë ndëshkuar me gjobë!

Dhe kjo e bën shkeljen akoma dhe më flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit të taksimit duhet që jo vetëm të njoftohet brenda afatit, por në praktikën e ligjeve fiskale, kjo procedurë minimalisht bëhet 30 deri në 60 ditë përpara, për t’i lënë kohë bizneseve që të kenë mundësi të përshtaten me tarifat e rritura- ndërsa penaliteti i vendosur është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe një shkelje e rëndë nga ana e organeve të bashkisë pasi askush nuk është njoftuar dhe nuk mund të pretendohet pagesa për një tarifë për të cilën nuk je në dijeni!

Ligjet dhe aktet administrative që merr një institucion publik nuk mund të kenë fuqi paravepruese dhe të kërkojnë pagesën e tarifave të rritura për vite që nuk janë përfshirë në këtë regjim tatimor nga vetë organi që bën vlerësimin për vlerën e taksave! Në rastin që Bashkia Tiranë ka rivlerësuar xhiron e biznesit, atë muaj do të duhet të aplikohej dhe tarifa e rritur dhe jo më parë, por sërish duke e njoftuar në sistem dhe duke i lënë afat për ta paguar, duke ndjekur praktikën që ka vetë Vendimi i Këshillit Bashkiak, i cili vendos taksën për bizneset që hapen pas datës 20 prill në bazë të muajve kalendarikë që përpjesohet tarifa e pastrimit!

Dhe kjo e bën shkeljen akoma dhe më flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit të taksimit duhet që jo vetëm të njoftohet brenda afatit, por në praktikën e ligjeve fiskale, kjo procedurë minimalisht bëhet 30 deri në 60 ditë përpara, për t’i lënë kohë bizneseve që të kenë mundësi të përshtaten me tarifat e rritura- ndërsa penaliteti i vendosur është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe një shkelje e rëndë nga ana e organeve të bashkisë pasi askush nuk është njoftuar dhe nuk mund të pretendohet pagesa për një tarifë për të cilën nuk je në dijeni!

Po cila është rruga që duhet të ndjekin bizneset? Duhet ti drejtohen Komisionit të Apelimit në Bashkinë e Tiranëa, i cili nuk dihet nëse është funksional, pasi që pas konstituimit në vitin 2018 nuk ka asnjë procesverbal të mbledhjeve të tij, ndërsa disa nga anëtarët e fillimit tashmë janë përballë drejtësisë.

Ose t’i drejtohen gjykatës, ku shpenzimet që duhen për të marrë mbrojtje ligjore dhe për të ndjekur çëshjen në ngërçin që ka kapur sistemin e drejtësisë, ku të duhen vite për të marrë drejtësi, janë disa herë më të larta se gjoba dhe tarifa e rritur!

Për ta konkretizuar me shembull, ju tregojmë se çfarë ka ndodhur konkretisht me një biznes të vogël që punon në fushën e profesioneve të lira. Tarifa e pastrimit për kategorinë deri në 2 milion lekë xhiro në vit është 5,750 lekë, duke qënë se përgjegjësia tatimore iu rivlerësua si biznes me xhiro 2 deri në 8 milion lekë, tarifa bëhet 11,500 në vit, pra dyfish më shumë dhe përveç kësaj, biznesit i vendoset dhe një gjobë në vlerë 5 mijë lekë për vitin 2023… Një surprizë tërësisht e papritur për këtë biznes për të cilin pagesa totale e këtij viti vetëm nga rritja dhe gjoba, pa llogaritur tarifën vjetore është 16,500 lekë! Sa për 3 vite bashkë që ka paguar dikur…

Drejtoresha e Tatim Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, Laura Deliu nuk jep asnjë zgjidhje për qytetarët pavarësisht se shkelja ka nisur nga institucioni qe ajo vetë drejton, ndërsa nuk kursen sulmet verbale ndaj gazetarit dhe emisionit Piranja.

Duhet theksuar se bashkia kishte dijeni të plotë për rivlerësim tatimor, por megjithatë nuk njoftoi bizneset. Në miratimin e planit buxhetor afatmesëm të bashkisë Tiranë rezulton se bizneset kanë paguar në vitin 2024 17.6 milion euro, 2.4 milion euro më shumë se në vitin 2023, ndërsa këtë vit planifikohet të mblidhen 18 milion euro nga bizneset, 2.8 milion euro më shumë se në 2023-in.

Dhe e dini se ku do të shkojnë këto para të mbledhura në mënyrë të padrejtë nga rivlerësime dhe gjoba arbitrare? Pika 7 e nenit 42 të Vendimit të Këshillit Bashkiak përcakton se “Të ardhurat e krijuara nga tarifa e pastrimit, përdoren vetëm për qëllimin për të cilin është vendosur kjo tarifë.”

Pra për objektin fundor të zinxhirit të pastrimit të kryeqytetit, që është Inceneratori i Tiranës, një objekt që nuk ekziston dhe është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo ilustron qartë se si paratë që paguajmë për pastrimin shkojnë kot, nëpër llogari offshore të inceneratorit pa rregulluar asgjë sa i takon menaxhimit të mbetjeve, por tashmë së fundi dhe tarifat e rritura bashkë me gjobat e padrejta!/ Piranja

Etiketa: bashkia tiranedrejtoresha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Cirk” elektoral me makina, Bashkia e Tiranës financon fushatën e Blendi Gonxhes

11:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia Tiranë

14:03 : 29/04/2025
Para

“Sistemi doli lakuriq ”/ Lapaj: PS mori 10 mandate qyl, ne forca e tretë politike në vend

TË GJITHA

Horoskopi, 1 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 31/05/2025

PSG fiton trofeun e parë të Champions League, turpëron 5-0 Interin në finale (Video)

22:54 : 31/05/2025

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025

“Game Over” për Interin, PSG-ja realizon të katërtin dhe e kthen në stërvitje finalen

22:28 : 31/05/2025

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

22:09 : 31/05/2025

Rritet anemia në popullatë

21:55 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com