• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet pas ndarjes me Princ Lekën

19:20 : 30/05/2025
në SHOW BIZ

Koha shëron gjithçka! Pas një zhgënjimi, rrëzimi, ndarjeje, dështimi apo lëndimi, gjithçka e lëmë në dorë të kohës. E mesa duket, koha shëron vërtet plagë. Plagë që ne mendojmë se nuk do të mbyllen kurrë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aktoren e njohur Elia Zaharia. Pas një ndarjeje që bëri bujë me Princ Lekën, duket se aktorja ka gjetur “shërim”. E ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e kësaj të premteje, ajo tregohet e rezervuar sa i përket ndarjes me ish-bashkëshortin e saj.

Megjithatë, lë të kuptohet se për të ka qenë një periudhë komplekse, por pavarësisht çdo gjëje, gjatë kësaj periudhe nxori një mësim shumë të vlefshëm: “Dimensionin e faljes!”

Rudina Magjistari: Çfarë të ka mësuar kjo periudhë në jetën tënde? Jo ty, Elia si mama, si aktore, as si autore, por Elias si individ. Çfarë të ka mësuar kjo periudhë e jetës tënde?

Lexo edhe:

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkoi dënimin me burg, reagon Elia Zaharia

Elia Zaharia: Do e them me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka të paguar.

Rudina Magjistari: Ka qenë një periudhë e lehtë, e vështirë dhe si je ti tani?

Elia Zaharia: Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im. Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë  gjërat e mira, gjërat e gëzuara. Them: “O Zot, duhet që t’i falënderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë.”

Rudina Magjistari: Rasti nuk i ngjan rastit, por unë besoj te filozofia që rasti nuk i ngjan rastit dhe ndryshojnë formë. Por në momentin që diçka ka lindur dhe është ndërtuar mes njerëzve, nuk mund të çbëhet dhe asnjëherë nuk çbëhet dot. Thjesht ndryshon formë dhe mënyra. Unë mendoj se është ajo që thua ti: koha do t’i vërë gjërat në vendin e vet. Çdo gjë sistemohet aty ku duhet dhe vendoset atje ku duhet.

Elia Zaharia: Tashmë ajo që ka rëndësi dhe që për mua është prioritet, është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen.

Rudina Magjistari: Dhe është për t’u përgëzuar fakti që ju të dy e jepni këtë. Pavarësisht gjithçkaje, e rëndësishme është që prevalon vëmendja dhe ajo që është më e rëndësishme është vajza juaj.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftuan fundin e martesës së tyre nëjanar të vitit të shkuar. Ajo që në fillim u duk si një “martesë që thjesht kishte humbur funksionin e saj”, u pasua me pamjet filmike të një sherri që u bë kryefjalë e mediave e jo vetëm.

“Saga” mori fund pas një viti, me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Për dhunën e pretenduar nga të dyja palët, trupa gjykuese vendosi 8 muaj burg për Princ Lekën, që u konvertua në 16 muaj shërbim prove, ndërsa Elia Zaharia u shpall e pafajshme./tvklan

Etiketa: Elia Zahariaprinc leka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme

12:00 : 21/01/2025
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkoi dënimin me burg, reagon Elia Zaharia

10:53 : 14/11/2024
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkon dënimin me burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

16:07 : 13/11/2024
SHOW BIZ

Krah partneres së re, Princ Leka feston në mënyrë madhështore ditëlindjen e princeshës Geraldinë

17:48 : 27/10/2024
SHOW BIZ

FOTO/ Divorci të zbukuron? Elia Zaharia shkëlqen me të kuqe

17:42 : 28/09/2024
SHOW BIZ

Daily Mail: Princ Leka mirëpret të dashurën në familjen mbretërore 7 muaj pas divorcit famëkeq

17:26 : 24/09/2024
Para

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com