• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Netanyahu e konfirmon: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

16:21 : 28/05/2025
në BOTA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të mërkurën para parlamentit se Mohammed Sinwar, një nga figurat kryesore të Hamasit në Rripin e Gazës dhe vëllai më i vogël i liderit të vrarë Yahya Sinwar, është “eliminuar” në një operacion ushtarak.

Në fjalën e tij, Netanyahu e përfshiu emrin e Mohammed Sinwar në listën e udhëheqësve të Hamasit të vrarë gjatë ofensivave të fundit ajrore izraelite, megjithatë, deri më tani nuk është dhënë një konfirmim zyrtar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Burime nga IDF, të cituara nga Jerusalem Post, thanë se dyshohet se trupi i Sinwar është gjetur së bashku me rreth 12 ndihmës të tij, përfshirë komandantin e brigadës Rafah, Mohammed Shabanah, i njohur si një nga pasuesit e mundshëm të tij.

Mohammed Sinwar konsiderohej një nga figurat më të kërkuara nga autoritetet izraelite. Ai ishte pjesë e rrethit të ngushtë të udhëheqjes së Hamasit në Gaza dhe kishte një rol aktiv në strukturën ushtarake të grupit. Deklarata e Netanyahu vjen disa javë pas raportimeve të ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte paralajmëruar se ekzistonte “një numër në rritje provash” që tregonin se Sinwar mund të ishte vrarë.

Lexo edhe:

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

Yahya Sinwar, vëllai i madh i Mohammedit, u vra nga trupat izraelite vitin e kaluar. Ai ishte konsideruar “truri” i sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit dhe kishte marrë komandën e përgjithshme të grupit pas vrasjes së Ismail Haniyeh, gjithashtu në një sulm ajror të dyshuar izraelit në Iran.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë ende detaje mbi operacionin që pretendohet të ketë çuar në eliminimin e Mohammed Sinwar, ndërsa konfirmimi përfundimtar i vdekjes së tij pritet nga autoritetet ushtarake.

Etiketa: GazahamasNetanyahu

Lajme të lidhura

BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
Para

E kryer/ Luis Henrique kalon tek Inter, ja sa përfiton Olympique Marseille

TË GJITHA

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com