• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka krijuar një organ të ri drejtues për shkencën. Sipas vendimit të fundit, do të organizohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (KKSHKSH).

Ky organ i ri do të përbëhet nga 19 anëtarë dhe ka të drejtë edhe lirimin të ndonjë anëtari. Veprimtaria e KKSHKSH-së mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në cilësinë e sekretariatit teknik.

V E N D I M

PËR

ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE RASTET E LIRIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR PËR SHKENCËN DHE KËRKIMIN SHKENCOR (KKSHKSH)

Lexo edhe:

Rama paralajmëron ndryshime në Qeveri dhe PS

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 10, të ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR PËR SHKENCËN DHE KËRKIMIN SHKENCOR
Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor (në vijim, KKSHKSH) organizohet si organ këshillimor për politikat e shkencës dhe të kërkimit shkencor dhe ka në përbërje 19 (nëntëmbëdhjetë) anëtarë.
Anëtarët e KKSHKSH-së, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, caktohen nga Konferenca e Rektorëve. Anëtarët përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë caktohen nga kryesia e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Anëtarët përfaqësues të qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore caktohen nga ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe anëtarët përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe të Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës caktohen nga vetë institucioni.
Me qëllim realizimin e misionit të tij, pranë KKSHKSH-së mund të ngrihen komisione të përhershme apo të përkohshme me anëtarët e këtij këshilli, për studimin e çështjeve e të problematikave të veçanta, që lidhen me politikat e shkencës dhe të kërkimit shkencor.
Veprimtaria e KKSHKSH-së mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në cilësinë e sekretariatit teknik, e cila kryen detyrat e mëposhtme:
a) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe përmbushjen e detyrave të lidhura me KKSHKSH-në;
b) Organizon mbledhjet duke propozuar çështjet për diskutim, të përgatitura në bashkëpunim me anëtarë të tjerë dhe aktorë të rëndësishëm të shkencës dhe të kërkimit shkencor, sipas planit të miratuar apo kur ka kërkesë;
c) Mban procesverbalet e çdo mbledhjeje dhe ua dërgon për nënshkrim anëtarëve të Këshillit;
ç) Raporton periodikisht pranë KKSHKSH-së për realizimin e detyrave të përcaktuara në mbledhjet e mëparshme të tij;

d) Realizon zbardhjen e vendimeve që janë marrë në mbledhjet e KKSHKSH-së;
dh) Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga kryetari i KKSHKSH-së.
Kryetari i KKSHKSH-së thërret mbledhjet dhe i drejton ato, cakton rendin e ditës, drejton diskutimet e bashkërendon punën e KKSHKSH-së.
KKSHKSH-ja mblidhet jo më pak se 2 (dy) herë në vit, por, në varësi të zhvillimeve shkencore në Republikën e Shqipërisë, mund të mblidhet më shpesh, sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme.
Mbledhja e KKSHKSH-së është e vlefshme kur në të marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve. Në mbledhje mund të marrin pjesë edhe persona të tjerë të ftuar, pa të drejtë vote.
Vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve, që marrin pjesë në mbledhje.
RASTET E LIRIMIT NGA DETYRA TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR PËR SHKENCËN DHE KËRKIMIN SHKENCOR
Anëtarët e KKSHKSH-së qëndrojnë në detyrë për sa kohë anëtari ushtron funksionin në institucionin që përfaqëson, me përjashtim të evidentimit të rasteve të lirimit nga detyra të anëtarit. Anëtari që zëvendëson anëtarin e liruar caktohet sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij vendimi.
Anëtari i KKSHKSH-së lirohet nga detyra në rastet e mëposhtme:
a) Kur deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor, në bazë të legjislacionit në fuqi;
b) Kur jep dorëheqjen;
c) Kur largohet nga institucioni që përfaqëson;
ç) Në rast se nuk merr pjesë në mbledhjet e KKSHKSH-së për më shumë se 2 (dy) mbledhje radhazi, pa shkaqe të justifikuara;

d) Në rast se, për arsye objektive, bëhet i pamundur realizimi i detyrës si anëtar në KKSHKSH.
III. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe të kërkimit shkencor, ministria përgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe ekonominë, ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, ministria përgjegjëse për mbrojtjen, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Etiketa: Akademikeshillqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama paralajmëron ndryshime në Qeveri dhe PS

19:28 : 26/05/2025
AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
RAJONI

Kosovë/ Nis seanca në Kuvend! LVV s’ka vota të sigurta për kryeparlamentarin dhe Qeverinë

11:33 : 15/04/2025
SPORT

Skandal në akademitë e klubeve të Manchesterit, talentet akuzohen për manipulim moshe

22:17 : 19/03/2025
RAJONI

Kosovë/ Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

08:42 : 13/02/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndryshime në Qeveri, emërohet një zëvendësministër për Mbrojtjen

19:50 : 12/02/2025
Para

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com