• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?

Ministrja e Ekonomisë, Reiche, synon të sigurojë energjinë e nevojshme me termocentrale dhe gaz, e më pak me pompa ngrohjeje. Aktivistët e klimës po e kritikojnë ashpër këtë qasje.

16:53 : 26/05/2025
në BOTA

Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për “ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave”.

Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti të siguronte furnizime me energji gjatë krizës energjetike në Gjermani pas pandemisë dhe fillimit të luftës në Ukrainë: “Do të doja t’ju falënderoja për këtë përpjekje pothuajse mbinjerëzore”.

Ajo shtoi se Habeck ka kontribuar në rimëkëmbjen e vendit nga kriza dhe se ai gjithashtu mori “masa jopopullore”. Stafi i Ministrisë së Ekonomisë duartrokiti për një kohë të gjatë dhe Habeck u prek.

Reiche synon të shfuqizojë ligjin më të rëndësishëm të Habeck

Ndërkohë, Reiche po punon për të ndryshuar ligjin më të rëndësishëm të Habeckut: “Ligjin e Energjisë për Ndërtesa”, të cilin populli e quan “Ligji i Ngrohjes”. Në fund të fundit, marrëveshja e koalicionit me socialdemokratët parashikon qartë shfuqizimin e këtij ligji. Si ministër, Habeck u përpoq të eliminonte dobësinë e politikës gjermane për klimën – ndërsa ndërtimi i burimeve të rinovueshme të energjisë po përparon, gjermanët ende po ngrohen me gaz që dëmton atmosferën. Kjo është arsyeja pse ai detyroi ligjërisht vendosjen e pompave të ngrohjes dhe u përpoq të vendoste një afat kohor për jetëgjatësinë e sistemeve të ngrohjes me gaz. Gjermanët e pritën këtë me mosmiratim, ndërsa të Gjelbrit u akuzuan se donin të dominonin edhe për instalimet e ngrohjes së bodrumeve.

Lexo edhe:

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

Gjermani, kompania BOSCH l Sistemet për ngrohje
Sistemet për ngrohjeFotografi: Bosch

Reiche dëshiron të ndryshojë ligjin që parashikon rinovimin e impianteve të ngrohjes me gaz që janë instaluar para vitit 1991 si dhe ta shfuqizojë këtë dispozitë. Në të njëjtën kohë, futja e pompave të ngrohjes, pas vështirësive fillestare, tani po bën përparim të mirë. Në muajt e parë të këtij viti, shitjet u rritën me 35 për qind në një total prej 62,000 njësish.

Martin Zabel, menaxheri i Shoqatës Federale të Pompave të Ngrohjes, thotë se sheh “dritë në fund të tunelit”, pasi subvencioni shtetëror prej 70 për qind tani është “stabilizuar” dhe priten shitje vjetore të 260,000 pompave. Habeck vendosi një objektiv prej 500,000 pompash të reja në vit në fillim të vitit 2022. Zabel beson se tendenca pozitive në treg është rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit se zëvendësimi i burimeve të energjisë fosile ka kuptim.

Ministrja Reice njoftoi se në qeverinë e re gjermane, përveç mbrojtjes së klimës, siguria energjetike ka një përparësi absolute dhe se kjo përfshin ndërtimin e termocentraleve të reja me gaz. Gazi është sigurisht më pak i dëmshëm për klimën sesa qymyri, të cilin Gjermania dëshiron ta nxjerrë nga përdorimi deri në vitin 2038.

Qymyri aktualisht siguron 20 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse qeveria e mëparshme ishte në favor të ndërtimit të termocentraleve me gaz, por jo në të njëjtën shkallë si Reiche

A janë planet e ministres “të ekzagjeruara”?

Ekspertja e njohur e energjisë Claudia Kehmfert nga Instituti për Mbështetje Ekonomike (DIW) i tha medias gjermane se planet e ministres së re ishin “krejtësisht të ekzagjeruara”. Ajo tha se ka alternativa në energjinë hidroelektrike, duke krijuar fleksibilitet në sistem dhe bateri të mëdha për ruajtjen e energjisë. Dhe eksperti i ndryshimeve klimatike i Greenpeace, Martin Kaiser, i tha DW se Gjermania duhet më në fund të ndërpresë zinxhirin e furnizimit me energji fosile dhe të bëhet e pavarur nga importet duke ndërtuar burime të rinovueshme më shpejt. Sipas tij, Reiche po shkon në drejtimin e kundërt, duke rritur varësinë nga lëndët djegëse fosile.

Dy punëtorë duke vënë një pajisje për ngrohje
Sistemet e reja për ngrohjeFotografi: Vaillant/BWP

Megjithatë, kancelari i ri Friedrich Merz donte të siguronte para për një fond të posaçëm nga i cili do të financohej rindërtimi i infrastrukturës në Gjermani. Kushtetuta nuk lejonte huamarrje të tilla, dhe një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte e nevojshme për të ndryshuar këtë dispozitë kushtetuese.

Për sigurimin e votave të nevojshme duhej edhe mbështetja nga të Gjelbrit  edhe pse të larguar ndërkohë nga pushteti. Ata negociuan me mjeshtëri me kristiandemokratët. Dispozita kushtetuese u ndryshua, Gjermania arriti të krijonte fondin enkas me 500 miliardë euro shtesë për planet ambicioze të qeverisë së re. Por çmimi i mbështetjes së të Gjelbërve për një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte – 100 miliardë euro, pra gjithsej një e pesta e fondit të posaçëm për mbrojtjen e klimës.

Meqenëse kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë u forcuan, Ministrisë së Mjedisit i mbeti vetëm përgjegjësia për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës. Ministri i ri socialdemokrat Carsten Schneider nuk është në qendër të vëmendjes për momentin.

Martin Kaiser beson, se ministri i ri e konsideron me të drejtë politikën e klimës si pjesë të politikës ndërkombëtare të sigurisë dhe se Schneider duhet të forcojë mbrojtjen globale të klimës pavarësisht Trump.

Megjithatë, pyetja është nëse ai do të jetë në gjendje të imponojë konceptet e tij në qeverinë gjermane, pranë një Ministre të fortë të Ekonomisë si Reiche./DW

Etiketa: Gjermaniklime

Lajme të lidhura

BOTA

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025
BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
BOTA

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

12:23 : 11/11/2025
Para

Xabi Alonso prezantohet te Real Madrid: Jam gati, i bindur se do të arrij objektivat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com