• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025
në BOTA, RAJONI

Tenderi i këtij viti për dhënien me qira të plazheve në Mal të Zi është karakterizuar nga përfshirja e miliarderit arab, Mohamed Alabar, kompania e sapokrijuar e të cilit, Eagle Hills, u rendit e para për menaxhimin e nëntë plazheve në Ulqin.

Megjithëse Alabar ka deklaruar disa herë se do të tërhiqet nga ky projekt dhe se pjesëmarrja e tij në tender ka qenë “gabim”, tërheqja ende nuk është bërë zyrtare, thotë për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Petar Deliq.

“Nëse Alabar tërhiqet, siç ka paralajmëruar sërish në mes të majit, atëherë presim që të ftohen ofertuesit e renditur të dytët për nënshkrimin e kontratave,” deklaroi Deliq.

Tenderi përfshinte rreth 60 plazhe të rivierës së Ulqinit. Kompania e Alabarit paraqiti oferta për 19 prej tyre, dhe nëntë i fitoi si ofertuesi më i mirë.

“Në shumicën e rasteve, oferta e tij ishte rreth 5.000 euro më e lartë se ajo e ofertuesve të dytë,” shton Deliq.

Lexo edhe:

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

Negociatat me kompaninë e Alabarit
Ndërkohë, një prej qiramarrësve të mëparshëm, emri i të cilit njihet nga redaksia, ka treguar për REL se një pjesë e pjesëmarrësve në tender janë duke negociuar me përfaqësuesit e kompanisë së Alabarit për garancitë bankare.

Përveç ofertës, çdo pjesëmarrës në tender duhet të paraqesë edhe një garanci bankare në vlerën e çmimit fillestar të secilit lokacion veçmas. Nëse ofertuesi i parë tërhiqet, ndërmarrja publike Morsko Dobro aktivizon këto garanci.

Sipas kësaj ndërmarrjeje, garancia për qiranë e nëntë plazheve nga kompania Eagle Hills është rreth 600.000 euro.

Një prej opsioneve të tërheqjes së Alabarit është që të ndajë këtë kosto me ofertuesin e renditur të dytë, sipas të njëjtit burim.

Për shkak të negociatave në vazhdim, burimi që kërkoi anonimitet nuk dha më shumë detaje, duke shtuar se “gjithçka do të qartësohet” më së voni më 31 maj – afati i fundit për nënshkrimin e kontratave.

Kompania Eagle Hills nuk iu përgjigj pyetjeve të REL se për çfarë konkretisht dhe me çfarë kushtesh po negocion me qiramarrësit e mëparshëm.

Rregullat e tenderit

Në rast se Alabar tërhiqet zyrtarisht nga kontrata katërvjeçare për qiranë e nëntë plazheve, Morsko Dobro do të aktivizojë garancitë bankare dhe do të lidhë kontratë me ofertuesit e renditur të dytë.

Për sa i përket transferimit të kontratës tek një palë e tretë, ndërmarrja publike thotë se kjo është e mundur vetëm me pëlqimin e tyre paraprak.

Nënqiraja – pra funksionimi përmes një pale tjetër – lejohet vetëm pas nënshkrimit të kontratës dhe qiramarrësi mbetet përgjegjës për të gjitha detyrimet kontraktuale.

Në këtë rast nuk aktivizohet garancia e tenderit, por në rast të shkeljeve mund të aktivizohet garancia kontraktuale (çinidbena garancija) – një angazhim i bankës për të paguar shumën e garantuar në rast se qiramarrësi nuk përmbush detyrimet.

Biznesmeni arab nuk ka shpjeguar pse mori pjesë në tender nga i cili po tërhiqet, dhe nuk iu përgjigj pyetjes së REL për arsyet e kësaj tërheqjeje.

Nga qiratë e plazheve te mega-projekti ndërtimor
Ekonomisti Mirza Krniq nga lëvizja “Preokret” thotë se motivet e këtij veprimi nuk janë të qarta, ndërsa në opinion qarkullojnë dezinformata të shumta që ndryshojnë nga dita në ditë.

Ai kujton se kompania e Alabarit aplikoi për tenderin pas shtyrjes së afatit dhe e lidh këtë me planet e shpallura më vonë për ndërtim në prapavijën e Plazhit të Madh.

“Duket se gjithçka ishte përgatitje për një projekt më të madh: ndërtim në Plazhin e Madh, dhënie e tokës shtetërore, sigurim i infrastrukturës dhe përshtatje e ligjeve me interesat e investitorit. Pozitive është që opinioni u bashkua dhe ushtroi presion të drejtë ndaj kryeministrit,” vlerëson Krniq.

Kompania e Alabarit aplikoi për tender vetëm pasi u shty afati fillestar (4 shkurt) për shtatë ditë të tjera. Vetëm dy ditë pas kësaj, u regjistrua Eagle Hills Montenegro me kapital prej një euro.

Sipas analizave të Fidelity Consulting, kompania siguroi dokumentet dhe 19 garanci bankare në vlerë prej 1.85 milionë eurosh për disa ditë.

Pas publikimit se EHM ishte renditur e para për nëntë nga 19 plazhet, banorët dhe autoritetet e Ulqinit protestuan për çmimet trefish më të larta dhe rregullat që favorizonin kompanitë e mëdha ndaj operatorëve lokalë.

Në fund të marsit, qeveria njoftoi se, me nismën e kryeministrit Spajiq, Alabar do t’ua kalonte plazhet e fituara sipërmarrësve lokalë.

Gjatë vizitës së tij në Ulqin, Spajiq tha se Alabar ka një “vizion për zhvillimin e Plazhit të Madh”. Fjala është për një sipërfaqe prej 13 kilometrash ku, sipas paralajmërimeve, do të investohen 30 miliardë euro.

Ky mega-projekt është pjesë e një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në turizëm dhe patundshmëri, e miratuar në Kuvend më 23 prill.

Por marrëveshja është kundërshtuar nga shoqëria civile, aktivistët dhe autoritetet lokale në Ulqin, që pretendojnë se bie ndesh me Kushtetutën, ligjet dhe procedurat tenderuese.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, e ktheu marrëveshjen për rishqyrtim në Kuvend, duke ngritur shqetësime për pezullimin e ligjeve vendore dhe mungesën e analizave të rrezikut dhe përfitimeve.

Rivotimi në Kuvend është caktuar për 29 maj.

Dyshime për manipulime me ofertat e larta për plazhet
Tenderi i sivjetshëm u shënua edhe nga oferta astronomike për disa prej plazheve të vogla në rivierën e Budvës.

Për 15 lokacione janë dorëzuar oferta të pabesueshme, deri në 6 milionë euro. Asnjë kontratë nuk është nënshkruar për këto lokacione.

“Morsko Dobro” thotë se disa ofertues nuk kishin qëllim t’i realizonin ofertat, por të ndikonin në renditje.

Një ofertues me çmim shumë të lartë fiton pikët maksimale, ndërsa qiramarrësi i mëparshëm – për shkak të përvojës – renditet i dyti. Pasi ofertuesi i parë tërhiqet, i dyti mund ta fitojë kontratën me çmim minimal.

Në këto raste, janë aktivizuar garancitë bankare, dhe ndërmarrja publike ruan të drejtën të shpallë tender të ri me rregulla shtesë mbrojtëse.

Drejtori i Morsko Dobro, Mladen Mikijelj, ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme të hetojë këto oferta të dyshimta, por deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar.

Brigjet malazeze kanë 563 plazhe publike, 70 të hoteleve dhe rreth 1.500 objekte të përkohshme në zonën e Morsko Dobro. Nga dhënia me qira e këtyre resurseve, këtë vit priten rreth 35 milionë euro./ REL

Etiketa: marreveshjeMohamed Alabarplazhet

Lajme të lidhura

BOTA

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

15:28 : 29/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025
BOTA

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025
BOTA

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025
BOTA

Barcelona ndërpret marrëdhëniet insititucionale dhe pezullon marrëveshjen me Tel Avivin

20:16 : 30/05/2025
BOTA

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

20:44 : 23/05/2025
Para

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com