• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE, SHOW BIZ, Zgjedhje 2025

Aventurat politike të njerëzve të artit nuk janë njësoj në teren përballë atyre që janë fryt i politikës e që angazhimet partiake i kanë pjesë të përditshmërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, krahas mijëra kandidatëve, mes tyre ishin personalitete të artit dhe televizionit si Maestro Armaldo Kllogjeri, aktorja Julia Ilirjani apo shkrimtari Loer Kume. Vetëm ky i fundit ia doli të sigurojë një ulëse në Kuvendin e katër viteve të ardhshme, falë pozicionit komod në listat e mbyllura të PS. Krahas penës, Kume është gati të veshë kostumin e ligjvënësit…

“Shkrimi është një mënyrë të komunikuari dhe një mënyrë e të bërit të gjërave mirë, sipas mendjes tënde. Të bërit politikë është një mënyrë të komunikuar tashmë në grup. Kjo është forca e madhe e politikës. Të përfaqësosh vullnetin e shumë njerëzve, të cilët më kanë besuar shumë edhe gjatë takimeve, kam parë ngrohtësinë dhe besimin që më kanë dhënë. Besimi është ‘i frikshëm’, të ngarkon me një përgjegjësi që ti tashmë nuk je vetëm, por je për njerëzit”, tha shkrimtari Loer Kume.

Gara në listat e hapura ishte e ashpër, veçanërisht për PD. Ndjekësit e shumtë në teatër dhe ekran nuk iu konvertuan në mbështetës, teksa Kllogjeri grumbulloi 2288 vota në Elbasan, ndërsa Ilirjani mori vetëm 639 vota në kryeqytet.

“Kur shkoja në disa fshatra që bënim takime me banorët më shikonin dhe thoshin ku e kam parë këtë fytyrë. Unë i thosha do më kesh parë në Big Brother, e sigurt. Në fakt, kanë qenë shumë pritje të mira, por të vjen keq për një gjë sepse ata njerëz të dëgjojmë, bashkohen me problematikën që kanë, por në fund fare e kanë të vështirë të bëjnë ndryshimin për veten e tyre”, tha tenori Armaldo Kllogjeri.

Lexo edhe:

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

Të vetëdijshëm se nuk do t’ia dilnin të fitonin një mandat deputeti, artistët e cilësojnë këtë rrugëtim një mision që duhet vazhduar.,

“Unë që kur e mora përsipër këtë iniciativë isha i bindur që nuk do fitoja. Nuk ka qenë ambicia ime për t’u marrë me politikë. Më tepër ka qenë një kontribut, ka qenë dhe si mision për padrejtësitë që na bëhen, për të cilat duhet të ngremë zërin”, tha Kllogjeri.

“Nuk u futa me idenë e fitores. Doja të fitoni ata që kishin kontribute në PD. Artisti gjithnjë provon gjëra të reja dhe në skenë kemi gjithmonë një rol të ri. Është një eksperiencë më shumë, nesër mund të kem rolin e një njeriu që merret me politikë. Mendoj se ky është vetëm fillim, do ta vazhdoj rolin tim aktiv qoftë në politikë, qoftë në shoqërinë civile”, tha aktorja Julia Ilirjani.

Të ardhmen në politikë, edhe Kume e sheh si sfidë dhe mision ndaj artit dhe kulturës, që për Top Channel tregon se Biblioteka e qytetit që e votëbesoi do të jetë ndër problematikat e para që do të adresojë…

“Energjia ime që orientohet drejt kulturës sigurisht që do pasqyrohet në Kuvendin shqiptar. Biblioteka është një kauzë e madhe e çdo durrsaku, edhe e atyre që nuk lexojnë. E kërkojnë që Durrësi të ketë një bibliotekë të re. Do bëj çmos që është në vullnetin tim, por edhe në vullnetin e institucioneve që të ndryshojmë realitetin e Bibliotekës së Durrësit”, tha Kume.

/TCH

Etiketa: armaldo kllogjeriartistefamajulia ilirjanikandidatLoer Kumepolitikevota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

11:54 : 12/06/2025
AKTUALITET

E ndihmoi Rama më 11 Maj? Tabaku: Votat i kam bio!

21:17 : 11/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi i votave të PD për Dibrën/ Konstatohen parregullsi, si ndryshon rezultati

15:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Nis rinumërimi i votave të Dibrës për kandidatët e PD-së

10:30 : 11/06/2025
Para

“Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

TË GJITHA

Zbulohet vatra e parë e murtajës në juglindje të vendit

14:02 : 13/06/2025

Arsyeja/ Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

13:55 : 13/06/2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të

13:37 : 13/06/2025

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com