• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do paguheni me honorare”/ Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër”

18:28 : 23/05/2025
në AKTUALITET, SOCIALE

Pesë operatorë të televizionit informativ “ABC News” u pushuan pa paralajmërim nga puna, ndërsa tre reporterëve nga rrethet iu komunikua se nga 1 qershori do të paguhen me honorarë. Këto vendime të papritura, të komunikuara përmes mesazheve nga redaksia, kanë ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit të medias.

“Para dy ditëve nga redaktorja e rretheve na erdhi mesazh, që nga 1 qershori, me urdhër të drejtorit, do kaloja me honorarë,” tha në kushte anonimati për Citizens një prej bashkëpunëtorëve të “ABC News” që prekej nga vendimi.

Në mesazhin e dërguar, të cilin Citizens pati mundësi ta shqyrtojë, tregoheshin edhe pagesat specifike si: për një raportim “Live!” 1,000 lekë, raportim i thelluar 2,000 lekë, ekskluziv 5,000 lekë, dhe raste të veçanta deri në 10,000 lekë.

Në tregun e medias në Shqipëri, pagesat me honorarë përgjithësisht janë informale me para kesh, në dorë. Ndërkohë, gazetarët lokalë përballen shpesh me ngarkesa të shumta pune, duke përfshirë edhe rolin e operatorit dhe shoferit, ndërsa shpesh nuk u rimbursohen shpenzimet.

Kjo praktikë përbën një tjetër dëshmi të pasigurisë në të cilën funksionon sot gazetaria lokale në Shqipëri.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

Rasti u bë publik fillimisht nga gazetarja Anila Prifti, e cila në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “një profesion që dikur ngjallte respekt, sot përfundon i papërfillshëm, si mbetje pas zgjedhjeve, pa mbrojtje, pa vlerë.”

Citizens.al iu drejtua Drejtorit të Informacionit në “ABC News”, Sokol Balla, për të pasur një koment rreth kësaj çështjeje, por nuk pati përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Sipas Blerjana Binos, e cila përfaqëson Rrjetin e Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalist) dhe njëherësh drejton Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), fakti që punonjësit e medias zgjedhin të mos flasin publikisht për një situatë të tillë reflekton për një klimë frike, presioni dhe autocensure që i dekurajon ata për të denoncuar shkeljet ndaj të drejtave të tyre.

Bino thekson se ndryshimi i njëanshëm dhe pa paralajmërim i kontratave të punës në kontrata me honorare i vendos gazetarët në pozitë të vështirë duke i detyruar ‘de facto’ të japin dorëheqjen për shkak të kushteve të papranueshme.

“Kjo praktikë i lë ata pa mbrojtje ekonomike dhe sociale. Nuk u është dhënë koha dhe hapësira e nevojshme, siç parashikohet nga Kodi i Punës, për të negociuar apo për t’u përshtatur me ndryshimet e reja” thotë ajo për Citizens.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) reagoi ashpër, duke e konsideruar këtë si një hap pas në drejtim të të drejtave të punës dhe bëri thirrje për hetim nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

“Gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si punëtorë të përkohshëm, të ekspozuar ndaj pasigurive financiare dhe mungesës së të drejtave elementare” citohet në deklaratë.

Ndër të tjera, AGSH tha se do të kërkojë sqarim nga drejtuesit e “ABC News” për këtë vendimmarrje të njëanshme.

/Citizens.al

Etiketa: abc newsgazetarethonorarenga punarretheshkakrontelevizioni

Lajme të lidhura

BOTA

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

19:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

08:29 : 01/09/2025
AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
AKTUALITET

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

12:50 : 20/08/2025
AKTUALITET

Ndërhyrja në materialet e gazetarëve të News24, Salianji dhe Daci: E paligjshme dhe vepër penale

11:11 : 18/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Pengimi i gazetarëve për të hyrë në godinën e Panoramës, në shkelje të ligjit

16:42 : 13/08/2025
Para

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se "grindeshin"

TË GJITHA

VIDEO/ Grushta dhe kapje për flokësh, vajzat përleshen me njëra-tjetrën në Astir

08:24 : 07/09/2025

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:11 : 07/09/2025

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025

VIDEO/ Tensione në “Astir”, disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

22:35 : 06/09/2025

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com