Pesë titullarë të KF Tiranës mund të largohen që në fillim të qershorit. Klubi duhet të mendojë për t’i zëvendësuar, sepse, në të kundërt, i mbeten vetëm lojtarët e akademisë.
Tirana mbylli një sezon me oshilacione, por nga ana tjetër ende nuk po vrapon që të mbajë të bashkuar skuadrën edhe për kampionatin e ri.
Në këtë moment që flasim, janë pesë titullarë apo potencialisht të tillë, që duhet të rinovojnë me skuadrën bardheblu dhe janë në prag të largimit.