• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Fushatat zgjedhore në Shqipëri zhvillohen në sallat fizike, por edhe në Facebook ç’ka i kushton subjekteve politike mijëra dollarë.

Kandidatët për deputetë dhe partitë politike kanë paguar mbi 157 mijë dollarë kompaninë e Facebook brenda 90 ditëve për sponsorizimin e posteve të publikuara prej tyre.

Zgjedhjet parlamentare kanë rezultuar “më të shtrenjta” se ato vendore të vitit 2023, ku të gjitha subjektet kanë shpenzuar rreth 125 mijë dollarë për financim në të njëjtin rrjet social.

Kandidatët që kanë shpenzuar më shumë i përkasin radhëve të opozitës, ndër të cilët numërohen: Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Gazment Bardhi e të tjerë.

Shpenzimet e kryera për fushatën online duket se nuk janë reflektuar në votë, pasi pavarësisht se procesi i numërimit të votave nuk është mbyllur përfundimisht, fitorja e Partisë Socialiste është e sigurt, duke e shtuar Shqipërinë në radhët e shteteve si India, Turqia dhe Rusia që prej më shumë se një dekade drejtohen nga i njëjti lider.

Zgjedhjet në Shqipëri

Ndonëse numërimi i votave vazhdon ende në Kryeqytet, fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare për herë të katërt është konfirmuar. Midis PS-së dhe partisë kundërshtare, asaj Demokratike, ekziston një hendek i madh mandatesh, ku PS-ja numëron 83 mandate deputetësh në Kuvend, dhe Partia Demokratike 50 të tilla.

Gjatë këtyre zgjedhjeve, demokratët humbën 13 mandate në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur numëronte 63 përfaqësues, ndërkohë Shqipëria është renditur përkrah vendeve si India, Irani, Turqia dhe Rusia, të cilat janë qeverisur prej më shumë se një dekade nga i njejti lider.

“Shteg.org” publikoi javën e kaluar një artikull ku tregohej se fushata zgjedhore për partitë nuk nisi më 11 prill siç bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por më herët. Për Partinë Socialiste fushata zhvillohej prej një viti në takimet me diasporën, ndërkohë që takime me mbështetësit janë zhvilluar edhe nga Partia Demokratike.

Lexo edhe:

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

“Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme

Megjithatë, kandidatët dhe partitë nuk kanë realizuar vetëm fushatën në sallat e mbledhjes, por edhe në rrjetin social “Facebook”. Sipas të dhënave që “shteg.org” ka mundur të sigurojë nga ky rrjet social, vetëm 15 prej subjekteve politike, parti dhe kandidatë, kanë shpenzuar për reklama në Facebook 157.769 dollarë për 90 ditë, nga 7 shkurti deri më 10 maj, pra, deri një ditë përpara zgjedhjeve. Thënë ndryshe, subjektet politike në Shqipëri kanë paguar rrjetin social Facebook për reklamat e tyre mbi 141 mijë euro.

Shpenzimet e partive dhe kandidatëve politikë në Facebook

Sipas ekspertit të Ekonomisë, Zef Preçi shpenzimet e kryera nga kandidatët në rrjetet sociale gjatë fushatave zgjedhore duhen parë si një mënyrë e mirë për të komunikuar me elektoratin dhe për t’i njohur ata me premtimet e tyre në rast fitoreje.

“Kjo do të krijonte mundësi për më shumë llogaridhënie dhe ndjekje në vijimësi mbas zgjedhjeve nga qytetarët të mbajtjes ose jo të premtimeve të dhëna nga fituesit” – thotë Preçi, i cili shton se pavarësisht shifrave të deklaruara, nuk duhet të mbesin në errësirë financimet e fshehta dhe të paligjshme të kryera në favor të individëve apo subjekteve politike.

“Në këtë kuptim mendoj se edhe auditimi i bilanceve të partive politike dhe monitorimi i proceseve zgjedhore duhet të evidentojë dhe të trajtojë dhe këtë element” – përfundon Preçi.

Kandidatët që shpenzuan më shumë

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i cili mundi të fitonte vetëm dy mandate ka shpenzuar për promovimin dhe reklamimin në Facebook mbi 34 mijë dollarë.

Ndërkohë në vend të dytë për më shumë shpenzime për reklama është Partia Demoratike, vlera e së cilës shkon në 23.097 dollarë. Partia Demokratike ka mundësuar fitoren e 50 mandateve gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që buxheti i mundësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte mbi 511 mijë dollarë.

E treta në listë ndodhet Partia Për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), e cila ka shpenzuar për reklama 11.440 dollarë, ndërkohë që buxheti i shpërndarë nga KQZ-ja ishte mbi 1.7 milionë lekë, ose thënë ndryshe mbi 24.4 mijë dollarë. Nga shifrat zyrtare, rezulton që PDIU ka shpenzuar gati gjysmën e buxhetit për reklamat në Facebook.

Më pas, nga të dhënat e Facebook rezulton se kandidatët për deputetë nga rradhët e Partisë Demokratike kanë shpenzuar më shumë për fushatën online të sponsorizimit të postimeve prej tyre. Vlera e paguar ndaj facebook shkon në 52.557 dollarë, nga të cilat 11.200 kanë shkuar për kandidaten Jorida Tabaku, 11.150 për Grigers Muçolarin, 8.736 dollarë për Belind Këlliçin, dhe pjesa tjetër për Pëllumb Seferin dhe Gazmend Bardhin.

Ndërkohë, nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës janë shpenzuar 18.375 dollarë, nga të cilat mbi 7 mijë janë paguar nga kandidatja Taulanda Jupi, mbi 6 mijë dollarë nga kandidati Endri Hasa dhe pjesa tjetër nga Basha.

Endrit Shabani dhe “Shqipëria bëhet”, e cila deri më tani ka të sigurtë vetëm një mandat në Tiranë, kanë shpënzuar për reklama në rrjetin social mbi 12 mijë dollarë, ndërkohë që nga rradhët e Partisë Socialiste kandidati nga qarku i Vlorës, Vasil Llajo, i ka paguar kompanisë meta mbi 4.6 mijë dollarë për të sponsorizuar postimet e tij.

Partia Socialiste, njëkohësisht dhe forca e shumicës në parlament që nga viti 2013, rezulton se në facebook ka paguar sponsorizimin e videos për fushatë politike “Vesi del me shpirtin”.  Sipas të dhënave, PS ka sponsorizuar dy herë këtë postim, një herë në Facebook dhe një herë në Instagram, kostoja e secilës prej tyre ka qenë mbi 100 dollarë.

Shpenzimet e Partisë Socialiste për reklama në Facebook

Financimi në rrejtet sociale nuk ishte një dukuri e re në zgjedhjet e këtij viti. Sipas Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), në zgjedhjet vendore të vitit 2023 subjektet politike dhe kandidatët shpenzuan 124.632 dollarë për sponsorizimin e 3 509 posteve në rrjetin social Facebook.

/Shteg.org

Etiketa: Agron ShehajFacebookfushataJorida Tabakuonloineopozitashpenzimesponsorizimevota

Lajme të lidhura

BOTA

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

19:11 : 18/05/2025
AKTUALITET

“Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18:48 : 18/05/2025
AKTUALITET

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

18:05 : 18/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ ‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit me dy vota

09:40 : 18/05/2025
AKTUALITET

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

08:19 : 18/05/2025
Para

VIDEO/ Monika Kryemadhi "harron" zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale

19:30 : 18/05/2025

Rusia, qindra drone drejt Kievit/ Përshkallëzohen sulmet, një i vrarë dhe tre të plagosur

19:19 : 18/05/2025

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

19:11 : 18/05/2025

Radikalizimi i krimit, Çollaku: Mënyra e vetme që pushtetmbajtësit t’i shpëtojnë burgut

19:10 : 18/05/2025

“Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18:48 : 18/05/2025

Përfshihet nga zjarri një makinë në Durrës

18:34 : 18/05/2025

Gjesti përshëndet Eglin me këngën “E shkuar e harruar”

18:21 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com