• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Vota e diasporës vlerësohej si një nga risitë e zgjedhjeve të 11 majit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përballet me vështirësi për numërimin e saj. Në Parkun Olimpik në Tiranë, ku po punohet prej së dielës, grupet e numërimit kanë hapur deri mesditën e së enjtes rreth 127 mijë zarfa nga më shumë se 194 mijë vota të mbërritura në total.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së dhe vëshguesve të partive politike, vonesat lidhen me procedurën e komplikuar të dokumentimit të votës si diasporës si dhe lodhjen e numëruesve. Vëzhguesit shpjegojnë se për të mbërritur tek fleta e votimit duhet të hapen më parë dy zarfa.

Edhe drejtoresha e Votimit nga Jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Jona Josifi, shpjegon se grupet e numërimit të votës së diasporës kanë një volum pune të shtuar si pasojë e setit të dokumentacionit zgjedhor në këtë rast.

“Nëse numëruesit brenda vendit, kur hapin kutitë e votimit, gjejnë atje fletët e votimit dhe fillojnë menjëherë i vendosin në stivë në tavolinë, në rastin e votave nga jashtë, kur hapim kutinë e votimit, numëruesit gjejnë një set për çdo zgjedhës,” shpjegon Josifi.

“Ky set ka zarfin B të mbyllur, brenda të cilit gjendet zarfi A, i mbyllur dhe ky, ku brenda të cilit gjendet fleta e votimit,” thotë Josifi dhe sqaron se numëruesit, pasi vendosin në stivë mbi tavolinë stetet që janë në kuti, fillojnë të hapin fillimisht zarfin B ku gjendet zarfi A dhe pasi hapin këtë të fundit, prej andej merret fleta e votimit që duhet të shpaloset pasi ka qenë e palosur për lehtësi paketimi.

Lexo edhe:

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Pasi shpalosen dhe vendosen mbi tavolinë të gjitha fletët e votimit të nxjerra nga paketimi seteve, kalohet në kamera pjesa e prapme ku gjendet vula e KQZ dhe më vonë nga ana e përparme ku evidentohet subjekti politik i shënuar prej votuesit. Josifi nënvizon se për të kryer numërimin e një vote nga jashtë, kryhen katër herë më shumë veprime se në rastin e numërimit të votave të brendshme.

Në vijim, Josifi shpjegon se dhe stafi i numëruesve është lodhur gjatë këtyre ditëve, pasi disa prej tyre kanë qenë edhe pjesë e komisioneve në qendrat e votimit, si dhe u duhet të kryejnë më shumë veprime. Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit pritej me interes të lartë në fillimin e procesit të numërimit, por rezultatet e deritanishme tregojnë pothuajse një pasqyrë të ngjashme me votat brenda vendit.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 13:30, Partia Socialiste kishte marrë 54% të votave, kundrejt 28% të votave që kanë shkuar në favor të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Mes partive të reja, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë mbi 8% të votave të diasporës, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3.7% dhe Lëvizja Bashkë me 2.7%.

Sipas Josifit nga KQZ, numërimi i votave nga jashtë për subjektet politike mund të përfundojë të premten, në orët e vona të mbrëmjes, për t’i hapur rrugën votimit preferencial për kandidatët./ BIRN

Etiketa: kpznumerimvota diaspores

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

08:25 : 20/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë e Durrës, KAS rrëzon kërkesën e 4 kandidatëve demokratë

18:22 : 30/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Hije dyshimi për votën e Diasporës, socialistët fituan me 90% të votave në Fier

10:39 : 18/05/2025
AKTUALITET

Manipulim i votave së Diasporës në Greqi/ Procesverbalët dëshmojnë deformimin e rezultateve

15:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

“Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit

15:44 : 16/05/2025
Para

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

TË GJITHA

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

12:30 : 26/06/2025

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

12:14 : 26/06/2025

Berisha: Taulant Balla është akuzuar me dokumente zyrtare se ka porositur vrasje

12:10 : 26/06/2025

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025

VIDEO/ Grabitën 10 biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet një prej autorëve, tjetri nën hetim

11:52 : 26/06/2025

8 vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

11:50 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com