• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025
në BOTA

Friedrich Merz ka folur për herë të parë si Kancelar në Bundestag , një javë pas marrjes së detyrës. Ai premtoi se ushtria gjermane do të bëhet ushtria konvencionale më e fortë në Evropë.

“Që tani e tutje, qeveria gjermane do të sigurojë të gjitha burimet financiare që i nevojiten Bundeswehr-it për t’u bërë ushtria konvencionale më e fortë në Evropë”, theksoi ai, duke shtuar se kjo është ajo që kërkojnë partnerët e Berlinit në BE dhe NATO.

Merz e vuri theksin te ekonomia dhe politika e jashtme, duke premtuar “përmirësim të dukshëm” për qytetarët deri në verë, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën dhe Izraelin. Në të njëjtën kohë, ai e vlerësoi punën e paraardhësit të tij, Olaf Scholz.

Duke iu referuar recesionit të vazhdueshëm të ekonomisë gjermane, kancelari gjermane foli për një “krizë ekonomike të paparë” që prek vendin, duke vënë në dukje se “kurrë në të kaluarën nuk kemi përjetuar një mungesë kaq të zgjatur të rritjes ekonomike”.

“Qeveria federale po investon në krijimin e një shteti modern dhe një administrate dixhitale. Unë i përkas një brezi që përjetoi rritje të qëndrueshme. Megjithatë, shumë të rinj vënë në dyshim nëse premtimi i Ludwig Erhard për “prosperitet për të gjithë” është ende i vërtetë. Qeveria duhet t’i largojë këto dyshime dhe kjo është arsyeja pse po investojmë”, tha ai, duke theksuar se rritja e konkurrueshmërisë është një përparësi kryesore, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian të zvogëlojë burokracinë.

Lexo edhe:

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

“Gjermania është një vend imigracioni – kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet”, vazhdoi Friedrich Merz. “Ne duam të mbetemi një vend miqësor që respekton veçanërisht ata që kanë ardhur këtu, jetojnë dhe punojnë me ne”, shtoi kancelari.

Megjithatë, ai theksoi se Gjermania po lejon shumë emigrantë “me kualifikim të ulët”, gjë që tha se duhet të ndryshojë.

“Ne kemi nevojë për një politikë të re imigracioni në interes të mirëqenies së vendit tonë”, tha ai, dhe gjithashtu iu referua “detyrës themelore të çdo qeverie gjermane për të siguruar ruajtjen e lirisë në vend”.

“Kjo kërkon një politikë të brendshme që adreson në mënyrë efektive kërcënimet ndaj lirisë. Qytetarët meritojnë nivelin më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne kurrë nuk do të tolerojmë rritjen e agresionit dhe dhunës kundër forcave tona”, theksoi ai, duke iu referuar sulmeve të shpeshta ndaj oficerëve të policisë.

Si një pikë qendrore të politikës së tij, Friedrich Merz përmendi luftën në Ukrainë dhe nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë.

“Ne të gjithë ndajmë dëshirën për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në Ukrainë. Më mirë sot se nesër”, theksoi ai dhe foli për tre kushte për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

“Ne nuk jemi të përfshirë në luftë, por nuk jemi palë të treta të painteresuara ose ndërmjetës neutralë”, tha Mertz duke kërkuar pjesëmarrjen në mbështetjen e Ukrainës nga evropianët dhe amerikanët, dhe refuzimin e çdo dyshimi për një “paqe të diktuar” ose nënshtrim ndaj vendimeve ushtarake në dëm të Ukrainës.

Etiketa: Friedrich Merzgjermaniaushtri

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

15:45 : 23/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
AKTUALITET

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
Para

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com