• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke reflektuar një ndryshim radikal në ambiciet e brezit të ri.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, arsimi ka rënë nga mbi 9 mijë diplomime në vit në 2019, në vetëm 6,840 këtë vit, një alarm i heshtur për mungesën e ardhshme të mësuesve. Po ashtu, artet dhe shkencat humane janë përgjysmuar, duke sinjalizuar një krizë të ardhshme në sektorët kulturorë dhe kreativë.

Në anën tjetër, shëndeti dhe mirëqenia kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbi 4,200 diplomime në pesë vjet, ndërsa inxhinieria dhe ndërtimi vijojnë të ngjiten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar orientimin drejt profesioneve më të sigurta dhe të paguara mirë.

Ekspertët argumentojnë se tendenca sugjeron një realitet të ri universitar në Shqipëri, ku studentët po lënë pas pasionin për të ndjekur pragmatizmin, një reflektim i drejtpërdrejtë i sfidave ekonomike dhe emigrimit.

Sipas ekspertit të punësimit Erion Mucca, kjo tregon një zhvendosje të qartë drejt profesioneve më të kërkuara në tregun e punës, që shpesh janë më të mirëpaguara, më të eksportueshme dhe më “të sigurta” për të ardhmen.

Lexo edhe:

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

Por çfarë po lëmë pas?

Sipas tij, kur mësuesit e rinj mungojnë, kur gazetaria nuk është më një ëndërr dhe kur arti mbetet pa studentë, pasojat nuk do të ndihen vetëm në statistikat e vitit tjetër, por në cilësinë e shoqërisë që po ndërtojmë.

“Një vend pa mësues të mirë, pa gazetarë që kërkojnë të vërtetën dhe pa artistë që frymëzojnë, është një vend që varfërohet në mënyra që nuk maten me shifra. Po riformësohet heshtur profili i brezit të ri, më racional, më i fokusuar tek siguria ekonomike, por ndoshta më larg pasionit dhe misionit shoqëror. Kjo është “zhvendosja e madhe” që po ndodh në universitet dhe ndoshta është koha ta vëmë në qendër të debatit publik.”- përfundon eksperti./MONITOR

Etiketa: brezigazetaremesuesshkencat socialete diplomuaruniversitetzhduket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025
AKTUALITET

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025
AKTUALITET

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025
BOTA

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025
AKTUALITET

Maliq/ 15-vjeçarja largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

12:28 : 23/10/2025
AKTUALITET

Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

15:04 : 21/10/2025
Para

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com