• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është drejt fazës përfundimtare hartimi i projektvendimit për kriteret dhe procedurat e detajuara për vlerësimin e kërkesave për licencë për operatorët që do të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin për qëllime mjekësore.

Deri tani nuk është miratuar asnjë kërkesë e operatorëve për licencim sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Miratimi i projektvendimit pritet t’i hapë rrugë licencimit të kërkesave të operatorëve, një procedurë që është parashikuar të nisë brenda këtij viti.

Hartimi i projektvendimit është në kuadër të plotësimit të akteve ligjore të nevojshme për zbatimin e Ligjit Nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Drafti synon të garantojë një proces transparent, objektiv dhe të barabartë për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për këtë veprimtari.

Sipas projektvendimit nëpërmjet tij synohet të përcaktohen qartë kriteret e përvojës së kërkuar në aktivitetet kryesore si prodhimi, kultivimi dhe qarkullimi. Kriteret për vlerësimin e përvojës profesionale dhe kapaciteteve administrative. Procedura e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve, si dhe mënyra e zgjidhjes së rasteve kur aplikantët rezultojnë me pikë të barabarta.

Lexo edhe:

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Drafti përfshin një skemë të pikëzimit me 100 pikë, ku do të vlerësohet:

-Eksperienca 3 vjeçare në të paktën 3 nga aktivitetet kryesore: Prodhim Kultivim Qarkulllim (import, eksport, tranzitim, furnizim, blerjen shitjen, shkëmbimin, ruajtjen dhe magazinimin.

-Përvoja ndërkombëtare, praktikat e mira të prodhimit, kapitali, performanca financiare dhe kapacitetet organizative të subjektit.

Këtu parashikohet të përfshijë plotësimin e kritereve, si: subjekti ose një aksionar i tij, i cili zotëron  aksione të shoqërisë të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të  nënprodukteve të bimës së cannabis-it në një  nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim  Ekonomik dhe Zhvillim për të paktën 5 vjet; të jetë zotërues i praktikave të mira të  prodhimit, të lëshuar nga Agjencia Evropiane  e Barnave ose Agjencia Amerikane për  Ushqimin dhe Barnat për të paktën 3 vjet; të ketë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 000 000 (njëqind milionë) lekë;  të ketë treguar performancë financiare  pozitive në vitin e fundit financiar; të këtë kapacitete administrative,  organizative dhe besueshmërinë e duhur për  t’u angazhuar me sukses në aktivitetet  kryesore të kërkuara për licencim.

Në rastet e barazisë së pikëve, do të ndiqet një procedurë e detajuar për të përcaktuar fituesin, përfshirë kritere prioritare si përvoja ndërkombëtare apo rendi kronologjik i aplikimit.

Projektvendimi pritet të miratohet në ditët në vijim, për plotësimin e kuadrit ligjor për industrinë e kanabisit mjekësor në Shqipëri, me qëllim garantimin e standardeve ndërkombëtare dhe sigurinë në sektor.

Po ashtu në fillim të muajit maj hyri në fuqi vendimi për miratimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi. Sipas vendimit vendndodhja e 17 zona kadastrale të lejuara do të jetë në veri të vendit. 11 prej tyre do të jenë në njësinë administrative të Gruemirës në Malësinë e Madhe, 3 prej tyre në Postribë dhe 3 në Rrethinë të Shkodrës.

Procesi i licensimit është shoqëruar me miratimin e mëparshëm të një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, përfshirë udhëzimin e përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Tarifa e përcaktuar është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme.Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të

Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Kanabisit.

Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare ka përcaktuar metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë./MONITOR

Etiketa: kanabisikanabisi mjekesorkompanitelicensaoperatorëtqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
Para

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

TË GJITHA

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com