• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dogjani: Administrata intimidoi dhe kërcënoi qytetarët

16:46 : 12/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka denoncuar disa shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor, përfshirë: përdorimin e administratës shtetërore për të ushtruar presion mbi votuesit, intimidimin e qytetarëve nga drejtues të institucioneve publike brenda qendrave të votimit, si dhe manipulimin e votës përmes identifikimit të saj në fletën e votimit.

Ai cilëson se dhe vetë ai është kërcënuar nga këta individë të administratës edhe pse ishte më shumë se 150 metra larg qendrave të votimit dhe nuk kishte një shkelje të ligjit.

Dogjani cilësoi se raporti i OSBE-ODIHR ishtë realiteti i asaj ç’ka ndodhi ditën e djeshme në terren me procesin e votimit dhe patronazhistët.

“Pashë se në fletët e votimit, kur kanë votuar qytetarët, është identifikuar vota, sepse ajo nuk është vendosur në kutinë e votimit, por pranë emrit të kandidatit apo mbi siglën e partisë. Ne kemi kërkuar që kjo të shpallet e pavlefshme, por KZAZ e ka marrë në konsideratë.

Kjo përbën lexim të votës, që do të thotë se është përdorur para ndaj këtyre personave për të identifikuar votën.
Problemi më i madh ishte dje, gjatë ditës së votimit. T’ju them sinqerisht, më dukej vetja sikur ishim në luftë. Administrata e bashkisë dhe e shtetit ndodheshin në çdo vend. Votuesit janë kërcënuar nga punonjës të administratës, të cilët ishin të pajisur me autorizime dhe ndodheshin në QV.

Lexo edhe:

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

Kur një qytetare shkon për të votuar dhe sheh drejtorin e ujësjellësit apo të energjisë elektrike, sigurisht që ndjehet e intimiduar.

Unë vetë e pashë kur shkova në qendrën e votimit. Mua më kërcënuan, edhe pse isha në hyrje të shkollës, 150 metra larg. Më thanë: “Ke hyrë”, sikur të kisha shkelur kufirin. Imagjino kur ai më kërcënonte mua, ‘kjo është vepër penale’. Ai ishte një bandit.

Këtu janë përdorur para, janë intimiduar qytetarët, është përdorur e gjithë administrata. Vota është lexuar, siç po e shohim edhe sot.

Kamza ka votuar, pavarësisht presioneve. Ka votuar për PD-në dhe jam i bindur se në Kamëz do të fitojmë. Kam besim se, pavarësisht presioneve, ne do të fitojmë.

Unë bëj thirrje nga kjo sallë për çdo komisioner dhe vëzhgues që të qëndrojë fuqishëm, sepse do të ketë mbështetjen tonë dhe duhet të lexojë deri në votën e fundit.

Raporti i OSBE-ODIHR ishte pikërisht ajo çfarë ka ndodhur realisht në terren. Më vjen mirë që kanë pasur mundësinë të marrin informacione.

Gjendja është edhe më e rëndë, pasi ata nuk kanë hyrë në detaje, për mënyrën se si administrata ka shkuar nëpër shtëpi, gjë që unë e kam denoncuar gjatë fushatës.

Zgjedhjet, me këto shkelje, nuk duhet të njihen”, tha Dogjani per Syri tv.

Etiketa: dogjanizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025
RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
Para

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com