• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, për të vijuar më tej me procesin e numërimit të votave.

Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. 245 935 shqiptarë në diasporë u regjistruan për të votuar.

114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë këtë të dielë. Ndërkohë që 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Lexo edhe:

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Kush janë 11 subjekte apo koalicionet politike?

  • Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
  • Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
  • Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
  • Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
  • Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
  • Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
  • Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
  • Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

 

  • Ora 07:00- Nis zyrtarisht afati i procesi i votimit në Shqipëri

Nis zyrtarisht afati i votimit, i cili do të jetë i hapur deri në orën 19:00.

Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën.

Sakaq vonesa pritet të ketë në qendrat e votimit në zonat rurale të disa qyteteve ku kryesisht raportohet për mungesë të materialeve zgjedhore apo dhe të komisionerëve pjesëmarrës.

Çdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet.

  • Nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

Procesi ka nisur në pjesën më të madhe të vendit, por jo pa probleme.

Në qarkun e Lezhës, në një nga qendrat e votimit është raportuar një vonesë në nisjen e procesit. Shkak është bërë një pajisje teknologjike e operatorit, e cila nuk ka funksionuar siç duhet, duke krijuar radhë dhe pritje për qytetarët që kanë mbërritur për të votuar.

Komisionerët në vendngjarje po përpiqen të zgjidhin problemin teknik për të vijuar normalisht procesin zgjedhor.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të vendit, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha deri në këto momente.

  • Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

Qytetarët në qendrën e votimit te shkolla “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë nuk mund të votojnë për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik.

Anëtarët e komisionit në këtë QV thanë se nëse pajisja nuk rregullohet për 3 orë, atëherë identifikimi do bëhet në mënyrë manuale.

  • E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Ndërsa procesi ka nisur në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë.

Në qendrën e votimit nr. 44/71/2, votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së komisionerëve. Dy prej tyre janë larguar për arsye familjare, ndërsa raportohet se kryetari i komisionit nuk ka qenë i pranishëm pasi ka humbur mamanë, një ngjarje që ka ndikuar në mosfunksionimin e qendrës.

  • Qytetarja fotografon votën, njoftohet policia

Rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur në Elbasan.

Siç duket votuesja me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar.

Por është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Fotografimi i votës është vepër penale dhe dënohet me 1-3 vite burg.

Etiketa: 11 MajiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

16:53 : 23/07/2025
AKTUALITET

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

19:16 : 22/07/2025
AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:29 : 14/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Masakra elektorale ndodhi ditën e zgjedhjeve në zonat e karteleve! Aty nuk ka pasur komisionerë

21:19 : 07/07/2025
Para

VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com