• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulohet plani amerikan për “rindërtimin” e Gazës

19:47 : 07/05/2025
në BOTA

Burime për Reuters kanë zbuluar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë zhvilluar diskutime për krijimin e një administrate të përkohshme në Gaza të drejtuar nga SHBA, pas përfundimit të luftës.

Sipas pesë burimeve që kanë njohuri nga diskutimet, administrata do të kishte karakter tranzitor dhe do të drejtohej nga një zyrtar amerikan, me qëllim ruajtjen e rendit, çmilitarizimin dhe stabilizimin e Gazës deri në krijimin e një administrate palestineze të qëndrueshme.

Diskutimet janë ende në fazë paraprake dhe nuk ka një afat të përcaktuar për kohëzgjatjen e kësaj administrate, pasi gjithçka do të varet nga zhvillimet në terren. Burimet e krahasuan këtë ide me Autoritetin e Përkohshëm në Irak pas pushtimit të vitit 2003, i cili u perceptua nga shumë irakianë si një pushtet okupator dhe dështoi në ndalimin e kryengritjes së armatosur, përpara se të dorëzonte pushtetin te një qeveri kalimtare në vitin 2004.

Në planin e diskutuar, parashikohet përfshirja edhe e vendeve të tjera në administratën e udhëhequr nga SHBA, por pa përmendur se cilat vende konkretisht. Sipas burimeve, kjo administratë do të përfshinte teknokratë palestinezë, por do të përjashtonte Hamasin dhe Autoritetin Palestinez (AP), i cili aktualisht ushtron kontroll të kufizuar në Bregun Perëndimor.

Hamasi, që ka qeverisur Gazën që nga viti 2007, e ka kundërshtuar prerazi këtë ide. Drejtori i zyrës së mediave të Hamasit në Gaza, Ismail Al-Thawabta, deklaroi se vetëm populli palestinez ka të drejtë të zgjedhë drejtuesit e tij, duke e refuzuar çdo lloj administrimi të huaj.

Lexo edhe:

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi ekzistencën e këtyre diskutimeve me Izraelin, duke theksuar se SHBA qëndron përkrah Izraelit dhe është e përkushtuar ndaj paqes dhe lirimit të pengjeve. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk komentoi mbi këtë çështje.

Në një intervistë për Sky News Arabia, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar konfirmoi se do të ketë një “periudhë tranzitore” në Gaza të mbikëqyrur nga një bord ndërkombëtar që do të përfshijë vende arabe, me pjesëmarrje palestineze nën udhëzimin e tyre. Ai theksoi se Izraeli nuk dëshiron të kontrollojë jetën civile në Gaza, por vetëm të sigurojë interesat e tij të sigurisë.

Propozimi për administratë të përkohshme amerikane bart rreziqe të mëdha politike për Uashingtonin, sipas dy burimeve, pasi mund të shihet si pushtim i ri amerikan në Lindjen e Mesme, duke rikthyer kujtimet e Irakut. Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në 2020, kanë propozuar një administratë ndërkombëtare për Gazën, me kusht që të përfshihet Autoriteti Palestinez dhe të ketë një rrugë të qartë drejt shtetësisë palestineze. Por Izraeli, sidomos Netanyahu, kundërshton çdo rol të Autoritetit Palestinez dhe refuzon sovranitetin palestinez.

Ndërkohë, Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza dhe kërkon lirimin e 59 pengjeve të mbetura. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 52,000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e ofensivës. Brenda koalicionit qeverisës izraelit, disa figura ekstreme kanë bërë thirrje për “migrim vullnetar” të palestinezëve dhe rindërtim të vendbanimeve hebraike në Gaza. Megjithatë, në diskutime të brendshme, disa zyrtarë izraelitë po shqyrtojnë opsione si ndarjen e territorit, krijimin e zonave të sigurisë dhe ndërtimin e bazave të përhershme ushtarake në Gaza.

Etiketa: amerikanGazaIzraeliplaniplani amerikanSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

15:31 : 23/10/2025
BOTA

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

12:18 : 23/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025
Para

PSG-Arsenal/ Dembele e nis nga stoli për francezët, formacionet zyrtare

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com