• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

20:38 : 04/05/2025
në RAJONI

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konfirmojnë se vaksinimi është duke u zbatuar në të gjitha komunat, megjithëse me sfida të theksuara në Rahovec. Ndërkohë, prindërit e fëmijëve po përballen me vendime të vështira për shkak të dezinformatave, dyshimeve dhe ndikimeve sociale.

Human Papilloma Virus (HPV) është një grup virusesh shumë i përhapur që mund t’i infektojë lëkurën dhe mukozat në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë gojën, fytin, organet gjenitale dhe anusin. Disa lloje të tij shkaktojnë infeksione të transmetueshme seksualisht, ndërsa të tjerë mund të çojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, anusit, penisit, apo edhe të fytit, gjuhës dhe bajameve.

Vaksina kundër këtij virusi, sipas ekspertëve, është një prej masave më të fuqishme parandaluese që ka në dispozicion sistemi shëndetësor publik.

Përfshirja e djemve dhe zbatimi i vaksinës me bazë ligjore

Lexo edhe:

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Dr. Fetije Fetaj, drejtoreshë e Programit të Imunizimit në IKSHPK, thotë se vaksinimi i fëmijëve ka nisur që nga fillimi i shkurtit edhe për djemtë. Ajo nënvizon për Radion Evropa e Lirë se procesi është i detyrueshëm dhe i paraparë në kalendarin zyrtar të imunizimit.

“Nga data 2 shkurt kemi filluar edhe me vaksinimin e djemve me vaksinën e HPV-së. Deri me tani diku deri 45 për qind e nxënësve të kësaj grupmoshe janë vaksinuar”, thotë ajo.

“Kjo vaksinë ka rëndësi më të madhe se sa që është e obliguar. Ne e dimë se shumë lehtë mund të lexohen informata jo të sakta në rrjetet sociale, por informata e saktë merret nga profesionisti shëndetësor. Është një barrë e madhe që një prind t’i thotë jo vaksinës kundër Human Papilloma Virusit”, thekson Fetaj.

Për shumë prindër, vendimi për t’i vaksinuar fëmijët nuk ka qenë i lehtë. Disa janë ndikuar nga informacione të pasakta në rrjete sociale, ndërsa të tjerë kanë kërkuar konsultime të drejtpërdrejta me profesionistë shëndetësorë për ta marrë vendimin e duhur.

Blerta, një nënë nga Prishtina, rrëfen për REL-in se fillimisht ka qenë kundër vaksinës, por pas takimeve me mjekët dhe pas hulumtimit personal, ajo ndryshoi qëndrim.

“Fillimisht nuk kam dashur t’ia jap vaksinën fare. Kam menduar se nuk e ka atë efektin që po thuhet dhe kam menduar që mund të ketë pasoja tjera në shëndetin e vajzës. Kam pasur mendim krejt të kundërt, por jam bindur shpejt pas takimit me profesionistët. Pastaj edhe vetë kam hulumtuar për vaksinën”, shpjegon Blerta.

Rahoveci, komuna ku ekzistojnë ende refuzime për vaksinim

Në komunën e Rahovecit, procesi i vaksinimit nuk po ec me të njëjtin ritëm si në komunat e tjera. Drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu, thekson se ekziston një hezitim i madh nga ana e prindërve.

“Disa nga ata vazhdojnë të kenë hezitim dhe e mbajnë atë qëndrim. Te disa nga ta ka ndikuar edhe aspekti fetar, ata persona kanë refuzuar çdo lloj vaksinimi dhe jo vetëm këtë [HPV]. Kemi pasur dhe kemi ende vështirësi në vaksinim”, thotë Kryeziu.

N. Bajraktari, 18 vjeç, nxënës i shkollës së mesme “Shtjefan Xheçovi” në Prishtinë, thotë se nuk e ka ndër mend të vaksinohet, përveç nëse ajo bëhet e detyrueshme.

“Nëse është e domosdoshme, e detyrueshme, po, do të vaksinohesha, përndryshe jo. Derisa nuk kam ndonjë problem shëndetësor pse të vaksinohem”, thotë Bajraktari.

Ai e pranon se nuk e ka diskutuar këtë çështje me prindërit dhe se informacionin për vaksinën e ka marrë kryesisht në media.

Zgjedhja për të vaksinuar fëmijët në moshën 12-vjeçare bazohet në të dhëna mjekësore. Studimet tregojnë se organizmi i fëmijëve të moshës 11–13 vjeç reagon më fuqishëm ndaj vaksinës duke prodhuar një nivel më të lartë dhe më afatgjatë të antitrupave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rekomandon vaksinimin në moshën 9–14 vjeç, me fokus të veçantë në grupmoshën 11–12 vjeç, për të siguruar mbrojtje maksimale kundër infeksioneve të HPV-së.

Në mungesë të vaksinës në vitet e kaluara, disa prindër në Prishtinë kishin zgjedhur ta vaksinonin fëmijën e tyre në sektorin privat, duke paguar deri në 300 euro për dozë.

Drejtoresha ekzekutive e IKSHPK-së, Ardita Baraku, thekson rëndësinë e barazisë gjinore në procesin e imunizimit, duke nënvizuar se përfshirja e djemve është një hap drejt qasjes së barabartë në mbrojtjen shëndetësore.

“Implementimi i HPV vaksinës për të dyja gjinitë, përveç rolit parandalues, mundëson dhe garanton edhe barazinë në qasjen ndaj parandalimit të sëmundjeve të shkaktuara nga HPV. IKSHPK, përmes menaxhimit të procesit, bashkë me QKMF-të dhe profesionistët e njësive të vaksinimit në çdo komunë, do të japin maksimumin për të siguruar që ky proces të jetë sa më i lehtë dhe i qasshëm për secilin prind dhe fëmijë”, thekson Baraku.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të japë një vlerësim të përgjithshëm mbi procesin e vaksinimit dhe për të bërë të ditur sasinë aktuale të vaksinave në dispozicion. Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është marrë një përgjigje zyrtare./ REL

Etiketa: kosovevaksinimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
RAJONI

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025
RAJONI

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

17:54 : 26/09/2025
RAJONI

KFOR: Nuk janë identifikuar shkelje me dronë që rrezikojnë sigurinë në Kosovë

17:28 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza: Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

19:52 : 25/09/2025
RAJONI

Osmani bisedon me Kallasin për zhvillimet e fundit dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

10:16 : 25/09/2025
Para

"Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Në Valencia u hodh në kosh pasaporta europiane

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com