• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për prillin

14:18 : 02/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me muajin mars. Vlera e TNE-së qëndron 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia gjatë muajit prill u përcaktua veçanërisht nga sektori i industrisë, dhe më pak nga treguesi i besimit konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet. Për rrjedhim, ky tregues thelloi vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Ky tregues qëndron rreth 17 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Lexo edhe:

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste për punësimin në të ardhmen. Niveli aktual i treguesit qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe ato për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator ra me 1.3 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij aktual mbetet mbi mesataren historike me rreth 2 pikë përqindje.

Përkeqësimi u ndikua nga rënia e pothuajse të gjithë balancave përbërëse të treguesit, përkatësisht: pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë. / MONITOR

Etiketa: biznesiekonomiaperkeqesimpesimistprodhuesi

Lajme të lidhura

BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
BOTA

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

18:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

18:41 : 29/09/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025
Para

Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com