• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premton rritje të pensioneve, ja si po gënjen Rama moshën e tretë

22:52 : 02/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nga përplasjet më të mëdha që kanë forcat politike në zgjedhjet që pritet të mbahen javën e ardhshme janë pensionet. Janë 590 mijë shqiptarë që kanë statusin e pensionistit dhe që marrin pension nga shteti, një numër jo i vogël ky sa i takon kontigjentit të votave.

Sipas Institutit të Statistikave, pensioni mesatar për 503 mijë pensionistë në qytet gjatë vitit 2024 ishte 18.341 lekë në muaj, ndërsa për 87 mijë pensionitë të fshatit 11.051 lekë. Nëse do të llogaritim pensionin mesatar në qytet bashkë me të fshatit, pensioni mesatar mujor i korrespodon vlerës 17.247 lekë. Mesatarisht sot një pensionist duhet të jetojë me 575 lekë në ditë, ku nëse e llogaritim me metodologjinë e Bankës Botërore që e kategorizon të varfër një individ që jeton me më pak se 6.85 dollarë në ditë, shumica e pensionistëve do të klasifikoheshin të tillë.

Ndaj nëse partitë politike premtojnë mirëqënie, apo qoftë dhe mbijetesë për këtë kategori, a po bëjnë gabim dhe a rrezikohet hapja e një grope financiare siç lajmëroi disa muaj më parë kryeministri kur deklaroi se është e pamundur të rriten pensionet?!

Por duket se kjo analizë rezultoi e pabesueshme, ndaj menjëherë pas shpalljes së planit të opozitës për të bërë pensionin minimal 200 euro, dhe kryeministri doli me të njëjtin premtim.

Lexo edhe:

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

Në vitin 2005 pensioni mesatar për qytetin ishte 8.383 lekë dhe në fund të vitit 2013 pensioni mesatar për pensionistët në qytet shkoi 14.076 lekë. Rritja për 8 vjet ishte me 5.693 lekë ose në total 68%. Pra, një rritje mesatare me 711 lekë në vit, me normë 8.4%. Në fund të vitit 2023 pensioni mesatar për qytetin rezulton 18,341 lekë dhe për 10 vjet është rritur me 4265 lekë, ose 23%. Në vitin 2005 pensioni mesatar për fshatin ishte 2.818 lekë dhe në 2013 arriti në 7.465 lekë, një rritje me normën 165%, ose 20.6% në vit. Mes 10 vjeçarit 2013-2023 pensioni në fshat është rritur me 3586 lekë gjithsej, me një normë 32%, ose 3.2% në vit!

Çmimet e shportës së ushqimeve janë rritur mesatarisht me 5.1% në vit, dy herë më shumë se norma e rritjes së pensioneve, ose në total me 51%! Po të llogaritim rritjen e pensioneve me indeksin e çmimeve, pensionistët rezultojnë të jenë më të varfër se më parë sepse me të njëjtin pension blejnë më pak mallra e shërbime.

Por dhe reforma e pensioneve ka dështuar me sukses. Defiçti në skemë kapi rekord historik në 574 milion euro në vitin 2022 dhe vazhdon të jetë në të njëjtat nivele me ato të para vitit 2013, por me ndryshimin se pensionet rriteshin-nuk indeksoheshin!

Zgjidhja e vetme që mund të ofrojnë forcat politike në Shqipëri është jo vetëm nxjerrja nga varfëria pensionistët duke rritur pensionin dhe vendosur një dysheme siç është niveli i minimumit jetik, por përmirësimi i arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike. Të gjitha këto lidhen me mirëqeverisjen duke frenuar largimin e të rinjve.

Plaga kryesore që ka sot skema e pensioneve është piramida e popullsisë, e cila nuk ka më formën e piramidës sepse ka më shumë pleq se të rinj. Vetëm nëse kthehen ata që kanë ikur dhe ndalohet vala e emigrimit, reforma shpëton./Piranjat

Etiketa: Edi Ramapensionepensioniste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025
Para

Horoskopi, 3 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

18:37 : 08/11/2025

Deklaroi se një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari hidhet në gjyq nga çifti

18:31 : 08/11/2025

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025

Kryemadhi kritike: PL nuk ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore

18:16 : 08/11/2025

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

17:50 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com