Ditën e sotme në media u publikuan disa pamje ku ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi shfaqej duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në një kompleks në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku banon edhe vetë Genta me partnerin e saj prej më shumë se 1 viti. Nga pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë të marketit, shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.
Rasti u denoncua nga JOQ, teksa tek video e publikuar në rrjetet sociale ka reaguar e revoltuar edhe nëna e të miturës, e cila paralajmarëron padi ndaj Gentës.
“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time që ua lë në mirëbesim të atit, do të përballet me ligjin!” – shkruan ajo.
View this post on Instagram