• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

08:09 : 01/05/2025
në AKTUALITET

Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra, sipas të dhënave të INSTAT.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, importet janë ulur 8%.

Kjo tendencë është e kundërt me janar-mars 2024, kur importet e drithërave arritën 64 mijë tonë rreth 80% më tepër se 3-mujori i parë i vitit paraardhës.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, pohon se pakësimi i importit të drithërave është ndikuar nga rënia e konsumit.

Tendenca e pakësimit të konsumit sipas tij mund të lidhet me shtimin e pranisë në treg të produkteve të gatshme të brumit, përfshirë dhe makaronave nga importi të favorizuara nga leverdishmëria e çmimit nga rënia e euros.

Lexo edhe:

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Përveç shtimit të konsumit të produkteve të gatshme të brumit, një tendencë rritëse për 2025 është shënuar në tërësi te konsumi i produkteve të gatshme të mallrave ushqimore.

Nisur nga të dhënat e rrjetit të supermarketeve Big Market, Ceo e kompanisë znj. Elona Koshi, pohoi më herët se për muajt janar-shkurt, rritjet më të larta të shitjes ishin për produktet e gatshme të paketuara. Tendenca rritëse mund të lidhet me shtimin e konsumit të produkteve të gatshme në ambientet e punës.

Po ashtu në 2024 ka pasur rritje edhe për importin e makaronave. Sasia e importit arriti në 18,4 mijë ton apo 7% më tepër se në 2023.

Rritja e importeve vijoi edhe përgjatë 2025-s. Sipas të dhënave të Doganave, në muajt janar-mars 2025, sasia e importit të makaronave u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në vlerë, importet në muajt janar-mars u rritën 8% në raport me 3-mujorin e parë 2024.

Për vitet 2018-2025, importi i makaronave në vlerën më të lartë është shënuar në 2022, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të tyre, e ndikuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Ndryshe nga shtimi i importit të makaronave, sasia e importit të grurit në fillim të këtij viti nisi me rënie. Për muajin janar sipas të dhënave të Doganave u importuan 10,5 mijë ton grurë. Në raport më muajin janar 2024 importi i grurit me 7%. Ndërsa për vitin 2024 u importuan një sasi prej 204 mijë ton grurë. Krahasuar me 2023 sasia e importit të grurit u rrit me 6,4%.

Grosistët e miellit dhe drejtuesit e fabrikave të blojës kanë përsëritur disa herë edhe shqetësimin se rënia e konsumit po ndikohet edhe prej ndryshimeve demografike të popullatës, veçanërisht e largimet të të rinjve në emigracion.

Në 2024 shqetësimi për rënien e kërkesës së bukës dhe ëmbëlsirave, pas përfundimit të sezonit turistik është theksuar edhe nga drejtuesit e të disa prej furrave kryesore në vend.

Sipas tyre vjet në muajin tetor rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ra me 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast-food që nuk shënuan pakësim.

Por tendenca rënëse e kërkesës vijoi edhe gjatë 2025-s, tërësisht për shkak të ndryshimeve demografike në popullatë, ndërsa ardhja e turistëve përmirëson konsumin vetëm gjatë muajve të verës, për shkak të qëndrimit më të gjatë të huajve.

Por ndryshe nga gruri, në grupin e drithërave importet e misrit në fillim të vitit kanë vijuar trendin rritës të 2024-s. Për muajin janar 2025 sasia e importeve u shtua rreth 61% krahasuar me muajin janar 2024.

Totali i importit të grurit për 2024 u rrit me 36% krahasuar më 2023. Përdorimi i misrit të importit më tepër është i lidhur me ushqimin për blegtorinë sesa me përdorimin e tij për konsumatorin./MONITOR

Etiketa: bukagruriimportetkonsumimakaronashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025
Para

Temperaturat arrijnë deri në 30°C, ja si do të jetë moti sot

TË GJITHA

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025

Varrimi i vëllait të Gjestit u shpërnda në rrjete sociale, Xheneta: Tregoni respekt

17:00 : 28/09/2025

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025

DASH: Ligji i Investimeve Strategjike u bë për klientët e qeverisë, AIDA është e korruptuar

16:26 : 28/09/2025

Sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë, reagon TKOB: Nuk ka pasoja serioze 

16:08 : 28/09/2025

Përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë, pak minuta shi zbulojnë dështimin e kanalizimeve

15:54 : 28/09/2025

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

15:34 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com