• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me dieta e kura natyrale, spiritualistët shërojnë kancerit pa mjekim, u kërkojnë pacientëve të ndërpresin terapitë

21:20 : 01/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Evis Zajmi dhe Engjëll Qato janë dy persona që prezantohen si spiritualistë, me energji dhe aftësi të mbinatyrshme.

Premtojnë shërim të sëmundjeve të rënda, përfshirë edhe kancerin, pa asnjë ndërhyrje mjekësore, pa kimioterapi, vetëm me seanca shpirtërore, dieta ekstreme dhe shumë besim. Një seancë me këta spiritualistë të shkon 200 euro dhe pas investigimit të Fiks Fare largohen jashtë vendit.

Shumë njerëz janë drejtuar pranë tyre duke ndaluar mjekimin dhe kimioterapitë. Edhe pse për  një pacient ndërprerja e terapisë  është e rrezikshme  pasi kanceri nuk pret por vepron.

Gazetarët e Fiks Fare, u futën në zyrën e këtyre spiritualistëve në Tiranë, për të zbuluar më nga afër çfarë fshihet pas këtyre premtimeve që për shumë persona mund të jenë jetë a vdekje. Në takimin e parë, një prej bashkëpunëtorëve paraqitet si i shqetësuar nga ankthi dhe depresioni. Përmend edhe të dashurën që, sipas tij, është diagnostikuar me kancer në gji.

Si fillim, spiritualistja i sugjeron një “çaj lule balsami” për qetësim, por më pas biseda merr një kthesë më të thellë. Ajo thotë se trupi fizik është vetëm pasoja e problemeve shpirtërore. Se sëmundjet si kanceri kanë rrënjë “spirituale”, ndonjëherë të trashëguara nga brezat, nga karma e familjes. Kur bashkëpunëtori i pyet nëse e dashura duhet të vazhdojë kimioterapinë, përgjigja ishte: “Nëse ka besim tek ne, nuk ka pse të bëjë kimioterapi. E fiton luftën me besim.”

Lexo edhe:

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

Seanca vazhdon me vendosjen e duarve mbi trup, punë me qendrat e energjisë, “çakrat”, lexime nga fëmijëria, trauma të trashëguara, deri te një jetë e mëparshme me të njëjtën partnere, ku i thuhet se e kishte shëruar thjesht duke i vendosur dorën në gjoks.

Kjo seancë kushtoi 150 mijë lekë me shpjegimin: “Në faqe është 240 euro, por tani kemi ofertë.”

Gjithmonë pagesa do të bëhej në dorë.

Në seancën  e dytë, bashkëpunëtori shkon bashkë me “partneren”, e paraqitur si një vajzë që sapo është diagnostikuar me kancer. Ajo shprehet se nuk dëshiron të bëjë kimioterapi, sepse nuk e përballon emocionalisht. Kaq mjafton që spiritualisti të thotë: Edhe unë kam pasur kancer dhe jam shëruar vetëm me dieta.

Sipas këtyre spiritualistëve, diagnoza mjekësore thjesht ndihmon për të përcaktuar dietën dhe trajtimin shpirtëror.

Më pas fillon seanca tjetër. Vajzës i vihen në bark, fyt, kërthizë dhe pastaj nis “leximi” i së kaluarës dhe së ardhmes. “Sëmundja është e trashëguar, është karma familjare”, thotë spiritualistja.  Në fund, vajzës i jepen disa kura natyrale, ndërsa të tjerat do të përcaktohen më vonë. Pasi për ta seancat mund t’i kryejnë edhe online përmes Skype-it, nga jashtë vendit.

Në fazën e tretë të investigimit, gazetarët e Fiksit përpiqen sërish të kontaktojnë spiritualistët. Ata nuk janë më në Shqipëri. Kur më në fund spiritualistja telefonon gazetaren, thotë se e “kishte ndjerë” që vajza nuk kishte nevojë për ndihmë. Mohon të jetë kundër mjekësisë, por pranon se nuk ka asnjë licencë, sepse “nuk ka licenca për fuqitë e saj mbinatyrore”.

Ajo paralajmëron gazetarët të mos e publikojnë rastin, sepse “do pendoheni nëse na nxirrni keq, se ne po bëjmë të mira, po shërojmë njerëz”. Përmend edhe se është pedagoge në Gjermani dhe se bashkëpunon me kolegun e saj Engjëllin kur të mundet./TCH

Etiketa: kancerspiritualistë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
AKTUALITET

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025
AKTUALITET

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025
BOTA

U diagnostikua me kancer, si po rimëkëmbet Princesha Kate pas kimioterapisë

18:06 : 25/06/2025
AKTUALITET

Brakiterapia në QSUT, një rrezik i hapur! Gazetari: Fizikantët e Onkologjikut nuk mund të heshtin

11:35 : 24/06/2025
Para

Paralajmërimi për dënime të tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon OVL-UÇK

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com