Ka përfunduar java e 36-të që përkon me mbylljen e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore.
Tirana ka mposhtur Dinamon në Rrogozhinë duke shmangur rënien direkte nga kategoria. Bardheblutë triumfuan me shifrat 0-2 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Jarmounit në të 88-ën.
Skuadra e Shkëmbit u vendos që në fillim në kërkom të golit, duke treguar dëshirë të madhe. Për të ardhur te zhbllokimi i sfidës, gjithçka nis nga zhvillimi i një goditje këndi, me Rafael që i shpëtoi mbulimit të të gjithëve dhe gjeti rrjetën.
Me avantazhin në xhep Tirana shkoi në dhomat e zhveshjes, por gjërat nuk do të ishin të lehta në pjesën e dytë, me Loran që “flirtoi” me golin, me një goditje që shkoi fare pranë portës.
Goli që do i jepte qetësinë e duhur Tiranës do të vinte vetëm në fund me Jarmouni me penallti , e tani e vetmja gjë që u mbetet është të mendojnë për Play Out ku do të përballen me fituesin e çitit Besa-Pogradeci.
Sa i takon rezultateve të tjera, Partizani fitoi 2-0 ndaj Elbasanit duke lënë këta të fundit jashtë top-katërshes.
Bylis shpëton sezonin duke dërguar Skënderbeun në Kategorinë e parë, ndërsa barazimi 1-1 ndaj Vllaznisë nuk i mjaftoi Laçit për të qëndruar në Superiore.
Verdiktet e sezonit të rregullt në Superiore:
Skuadrat që sigurojnë “Final Four”: Egnatia, Vllaznia, Dinamo, Partizani
Skuadrat që bien nga kategoria: Skënderbeu dhe Laçi
Në Play Out: Tirana
Klasifikimi: