• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

14:50 : 27/04/2025
në BOTA

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, u takuan në Oman për bisedime më 26 prill. (Fotografi e kombinuar)
Shpërndaje

Irani dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Oman më 26 prill për rundin e tretë të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, i cili po rritet me shpejtësi.

Rundi i katërt është i caktuar për më 3 maj, ndërsa vendi se ku do të mbahet nuk dihet ende.

Bisedimet zgjatën disa orë në Muskat, thanë ndërmjetësuesit omanë për seancat indirekte mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, dhe Steve Witkoff, të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

“Bisedimet u zhvilluan shumë seriozisht dhe profesionalisht. Kemi optimizëm të kujdesshëm”, tha Araqchi pa dhënë hollësi të tjera.

Lexo edhe:

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ka ndërmjetësuar dy rundet e mëparshme të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Muskat dhe Romë, ofroi vlerësim pozitiv në fund të bisedimeve.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara “identifikuan një aspiratë të përbashkët për ta arritur një marrëveshje bazuar në respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të qëndrueshëm”, postoi Busaidi në X pas përfundimit të bisedimeve në Oman.

“Parimet themelore, synimet dhe shqetësimet teknike u adresuan. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme me një takim tjetër të nivelit të lartë të parashikuar për 3 maj”, shtoi ai.

Qëllimi i bisedimeve është të arrihet kufizimi i programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa sanksioneve të rënda ekonomike që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur ndaj Teheranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar vazhdimisht se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit bërthamor të Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë vazhdimisht se mund ta zhvillojnë ndonjë armë bërthamore nga stoku i uraniumit të pasuruar deri në nivele të afërta me ato të armëve./ REL

Etiketa: bisedimeIranSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
Para

Milani merr zemër nga derbi, fiton me dy gola në transfertën e Venecias

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com