• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

20:43 : 26/04/2025
në AKTUALITET

Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, ka blerë hotelin “White Roads” nga kompania Gjikuria.

Transaksioni është njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por çmimi i shitjes nuk është bërë publik. Sipas dokumentave kontrata e shitjes së aksioneve të shoqërisë “White Roads Hotel” shpk është nënshkruar në datën 24 prill.

“White Roads” është një projekt që ka marrë statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga Edi Rama. Hoteli, i cili po ndërtohet në zonën e mbrojtur të Deltës së Palasës shtrihet mbi një sipërfaqe prej mbi 33 mijë metrash katrorë.

Nga këto 30 mijë metër katrorë ishin tokë shtetërore, që ju dhanë kompanisë Gjikuria me kontratën e famshme të qirasë 1 euro, si investim strategjik.

Lexo edhe:

Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

“White Roads” është një resort turistik i konceptuar si një strukturë multidimensionale në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve.

Resorti White Roads

Projekti konsiston në një hotel me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, hoteli është një investim prej 21.3 milionë eurosh.

Tokë në zonë të mbrojtur?

Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë dy vendime për hotelin White Roads. Vendimi i parë u mor në prill të vitit 2022, përmes të cilit Komiteti i dha statusin e Investimit Strategjik kësaj vepre, por ndërkohë i dha dhe 9 mijë metër tokë shtetërore.

Në këtë vendim të parë, vetë Komiteti i Investimeve Strategjike theksonte se projekti shtrihet në afërsi të monumentit natyror Delta e Përroit të Palasës. “Duke qenë se zona e plazhit që ka kërkuar subjekti ka tjetër formë menaxhimi pasi ndodhet në kufi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, masa mbështetëse e lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit nuk mund të miratohet me vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave,” thuhej në vendimin e vitit të kaluar.

Por në qershor të vitit 2023, Komiteti mori edhe një tjetër vendim për hotelin White Roads duke i dhënë kompanisë Gjikuria edhe 22 mijë metra katrorë të tjera tokë shtetërorë. Në vendimin e dytë, Komiteti i Investimeve Strategjike ndryshoi dhe gjuhën për zonën e mbrojtur.

“Duke qenë se sipërfaqja ku do te zhvillohet investimi ndodhet në afërsi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, kategoria e III e zonave të mbrojtura, kërkohet që projekti i investimit:

-të mos prekë dhe cënojë MN “Delta e Përroit të Palasës”, por të zbatohen me kushtet e lejes mjedisore;
-linjat elektrike, të ujësjellësit, të kanalizimeve dhe çdo linjë tjetër nuk duhet të shtrihen dhe prekin në sipërfaqen e Monumentit Natyror;
-përgjatë kufirit me Monumentin, zhvilluesi të kryejë punime duke krijuar një brez të gjelbër miqësor me mjedisin (mbjellje pemësh e bordura me bare antieroziv);
-punimet që do të kryhen në këtë zonë, do të monitorohen vazhdimisht nga AdZM-ja Vlorë duke bashkëpunuar me subjektin zhvillues.”

Ndërsa për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës përkatëse të plazhit, qeveria ja ka lënë topin në dorë Ministrisë së Turizmit.

“Duke qenë se koordinatat e përdorimit të bregut të detit që i referohen projektit, i përkasin formave të ndryshme të menaxhimit, autorizohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me institucionet kompetente të përcaktojë sipërfaqet e mundshme të cilat mund të vihen në dispozicion të këtij projekti investimi si dhe regjimin ligjor respektiv sipas formave të menaxhimit apo rregullime të tjera ligjore,” shkruhet në vendimin e ri.

Pra, qeveria autorizoi Ministrinë e Turizmit që të gjente rrugët për të anashkaluar problemin e monumentit natyror për t’i dhënë kompanisë akses në brigjet e detit dhe zonën e plazhit. Dhe rruga u gjet.

/Kapitali.al

Etiketa: aleksander frangajbleGjikuriahotelininvestim strategjikresortinsander frangajWhite Roads

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

15:20 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025
AKTUALITET

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mori mishin pa para, “refreni” i pandalshëm i kuzhinierit: Nesër!

22:35 : 11/04/2025
AKTUALITET

Pas projektit në Sazan të Jared Kushner qëndron një kompani offshore

21:32 : 29/01/2025
Para

6 mln dollarë për 2 vjet/ PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com