• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së; Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

10:59 : 25/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton.

Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të rënda. Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Insektet e vogla duket si do i “hanë kokën” kreut të KPP-së. Sipas dokumenteve, Myzyri nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka dalë mbi gjykatat, duke i dhënë vetës atribute që s’i takojnë në sistemin gjyqësor.

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk
Faksimile: Tenderi për dezisektimin u bë në vitin 2023

Në dokumente saktësohet se në vitin 2023 është zhvilluar tenderi me disa lote për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil. Kanë qenë disa firma në garë, por shkelje të mëdha janë gjetur në lotet e Fierit dhe Vlorës.

Në Fier ka qenë loti 5 me objekt “shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier”, me fond limit rreth 220 mijë euro, zhvilluar në datë 13 qershor 2023 nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara.Në këtë tender kanë marrë pjesë disa firma, ku fitues në APP doli firma “Egian”. Por këtu nis edhe “loja” e Myzyrit. Firmat humbëse e ankimojnë në KPP, e cila vendos të skualifikojë të gjitha firmat që ofruan më pak dhe duka ia dhënë tenderin firmës “NRG”, që ofroi më shumë. Madje, në vendimin e KPP-së shkruhet se firmat që ofruan më pak u skualifikuan për shkak se falsifikuan disa dokumente!

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk
Faksimile: Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit që urdhëron KPP-në që të rishikojë fituesit

Vërtetë?! KPP-ja është organ hetimor apo gjyqësore? Deri në atë kohë, por edhe sot, s’ka asnjë vendim i organeve ligjzbatuese që përcaktojnë se janë falsifikuar dokumente.Një nga firmat që doli e humbur në KPP, pikërisht “Egian” e dërgoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit. Në datën 25 korrik 2024, Apeli vendoi që të pranojë padinë dhe të shfuqizojë 2 vendime të KPP-së.

E shkruar e zeza mbi të bardhë, ku pas këtij vendimi KPP-ja duhet të merrte menjëherë masa. Por a mori? Normalisht që jo, pasi ajo kishte urdhëruar që fituesi i tenderit të lidhte kontratën dhe të vijonte procedurën.

Por, jo vetëm që nuk e zbatoi, por Myzyri e refuzoi kategorikisht që të vepronte!

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Jonaid Myzyrin në SPAK: Nuk
Faksimile: Vendimi i Myzryrit për të mos ekzekutuar vendimin e Apelit

Dokumenti i mësipërm është skandaloz, për të gjithë njerëzit e drejtësisë. Një institucion refuzon hapur që të zbatojë një vendim gjyqësor të formës së prerë. Një arrogancë e frikshme nga një drejtues, që sfidon hapur të gjithë sistemin.

Në një letër të firmosur nga vetë kreu i KPP-së, Myzyri shkuan se ka marrë dijeni për vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, por i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’a pezulluar.“Për sa më sipër, ju informojmë se, pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të shprehet mbi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë me ndjekjen e hapave të mëtejshëm proceduralë” shkruan ai.

Një shpërdorim i hapur i kompetencave, pasi vendimet e Apelit as nuk mund të diskutohen dhe jo më të mos zbatohen. Por Myzyri me lidhjet e tij jo vetëm që s’i zbaton, por bën të “fortin” duke vijuar me të vetën, të paktën deri para ndërhyrjes së SPAK-ut./Voxnews

Etiketa: gjykata e apelitJonaid Myzyrikppspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

20:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
Para

Arrestohet 55-vjeçari në Fier, akuzohet për veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com