• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe te pallati i sportit “Asllan Rusi” pritet të “mbijnë” kulla?

19:11 : 24/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka autorizuar Korporatën e Investimeve të nisë punën për hartimin e projketit në zonën e pallatit të sporteve “ Asllan Rusi’”, i cili do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar dhënien e autorizimit për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH) për të nisur punën mbi projektin “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë ‘Asllan Rusi’”, një objekt historik i sportit shqiptar që daton nga viti 1963.

Në mbledhjen e mbajtur më 3 prill, Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, theksoi se projekti ndodhet ende në fazën fillestare dhe se përfundimi i tij do të sjellë përfitime afatgjata për komunitetin sportiv dhe qytetarët e kryeqytetit.

Sipas Korporatës së Investimeve projekti do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat (PPP), një model që është kritikuar shpesh nga projekte të FMN-së dhe ekspertë të pavarur për mungesë transparence dhe rrezik për përfshirje klienteliste.

Këto shqetësime u artikuluan edhe nga anëtarët opozitarë të Këshillit Bashkiak, të cilët aluduan se projekti mund të përdoret për ndërtime që nuk kanë lidhje me funksionin sportiv të pallatit, duke e krahasuar me transformimin e stadiumit “Qemal Stafa” në një qendër biznesi me kullë. Ndërkohë, Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, deklaroi se destinacioni sportiv nuk do të preket dhe se çdo vendim final do të kalojë nëpërmjet votimit të Këshillit Bashkiak.

Lexo edhe:

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

“Asllan Rusi”një shesh i lirë ndërtimi

Bashkia Tiranë – Pallatit të lojrave me dorë “Asllan Rusi’”

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me të ardhur në “pushtet” ka pasur ide të qarta për transformimin e pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Disa herë ai ka deklaruar se Bashkia ka plane për ta rindërtuar atë në ngjashmëri me “Air Albania”.

“Ne duam të vazhdojmë me disa investime të tjera bashkë me qeverinë dhe prandaj është e rëndësishme që të punojmë me qeverinë. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë tek stadiumi “Selman Stërmasi” siç kemi bërë tek “Arena Kombëtare”. Investimi tjetër do të jetë Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”, – deklaroi kryebashkiaku.

Ndërsa Veliaj ndodhej në qelinë e burgut, për shkak të akuzave për korrupsion të ngritura nga Prokuroria e Pasaçme, këshilli Bashkiak miratoi një vendim që i kalonte Korporatës të Investimeve Shqiptare (KISH) të gjitha të drejtat për për hartimin e një projekti që e pagëzuan “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi”, Korporatës të Investimeve Shqiptare (KISH).

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 3 Prill 2025, Kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, deklaroi se projekti për Rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, është në fazën fillestare dhe se Bashkia synon të sjellë përfitime afat-gjata jo vetëm për komitetin sportiv por për të gjithë qytetin.

Korporata e Investimeve Shqiptare(KSHI), i tha “shteg.org” se projekti ka për qëllim të modernizojë standartet e Pallatit të Sportit duke patur parasysh që kushtet aktuale kanë nevojë për ndërhyrje.

Korporata deklaron se po zhvillon konsultime me aktorët institucionalë për të siguruar një projekt që i përgjigjet nevojave të sportit dhe komunitetit. Megjithatë, fakti që projekti nuk është përfshirë ende në raportin zyrtar të buxhetit për vitin 2025 dhe që kostot do të mbulohen nga partnerë privatë, shton më tej paqartësitë mbi mënyrën e zhvillimit të këtij investimi strategjik.

Nga ana tjetër gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtarët opozitarë të Këshillit Bashkiak kanë aluduar që do të ketë ndryshim destinacioni të projektit që do hartohet, duke dyshuar ndërtimin e kullave.

Dorjan Teliti, Antar i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, tha për “shteg.org” se anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste i kishin të sigurara votat që duheshin për të miratuar hartimin e projektit nga KISH dhe se pasi të hartohet projekti do të kuptohet qartë se sa ndërtime që s’kanë lidhje me Pallatin e Sporteve, do të zhvillohen.

/Shteg.org

Etiketa: asllan rusiBashkiakullapallati i sportitprivatishesh ndertimiTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
Para

Finalja e tretë radhazi në Kupë, Egnatia synon të barazojë Partizanin e Panajot Panos

TË GJITHA

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com