• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjuha bullizuese e Ramës/ ISP thirrje partive politike: Jepini fund fyerjeve!

15:12 : 22/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Instituti i Studimeve Politike, ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dhe u ka bërë thirrje partive politike që të ndalojnë me përdorimin e gjuhës bullizuese dhe denigruese në këtë fushatë për zgjedhjet e 11 Majit.

Në deklaratën e bërë ISP thekson se po ndjekin me shqetësim ecurinë e fushatës pasi kanë konstatuar se gjuha politike disa prej figurave më të rëndësishme drejtuese në partitë politike, në qeveri, në parlament e në institucione me natyrë politike, është jo vetëm jo etike, zhgënjyese, bullizuese, denigruese, por edhe nxitëse të diskriminimit mbi bazën e pikëpamjeve politike, gjendjes sociale, gjendjes shëndetësore, gjinisë, krahinës apo moshës.

Ndërkohë më tej Instituti i Studimeve Politike u ka bërë thirrje partive që t’i rikthehen debatit politik mbi alternativat dhe reformat prioritare, mbi shqetësimet e qytetarëve dhe nevojat thelbësore të vendit.

Deklarata e ISP:

“Me shqetësim të thellë Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstaton se gjuha politike e disa prej figurave më të rëndësishme drejtuese në partitë politike, në qeveri, në parlament e në institucione me natyrë politike, është jo vetëm jo etike, zhgënjyese, bullizuese, denigruese, por edhe nxitëse të diskriminimit mbi bazën e pikëpamjeve politike, gjendjes sociale, gjendjes shëndetësore, gjinisë, krahinës apo moshës.

Lexo edhe:

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Të premtosh Shqipërinë në BE, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen e vendit, një Shqipëri reformatore dhe progresiste, dhe, në të njëjtën kohë të etiketosh me fjalor të padenjë e bullizues, kritikët apo rivalët përballë, votuesit kundër apo grupet shoqërore skeptike, përbën një kontrast domethënës dhe tregues i hendekut të thellë midis modelit politik që duhet të kemi dhe modelit që mund të ofrojë një elitë politike e paaftë për reforma, refuzuese ndaj llogaridhënies dhe dialogut qytetar, arrogante në qasje dhe e përfshirë në praktika korruptive apo keqqeverisëse.

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë respekt. Ndaj tyre zyrtarët e lartë, politikanët, liderit dhe çdo individ dhe media me akses publik kanë detyrë dhe përgjegjësi morale e ligjore të respektojë të drejtat e njeriut, të heqin dorë nga etiketimet diskriminuese dhe bullizuese ndaj kritikëve politikë, si dhe të dëshmojnë maturi e integritet në përmbushjen e detyrimeve ndaj parimeve kushtetuese, dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe Kodit të Etikës, pranuar e firmosur nga të gjitha partitë politike.

ISP apelon partitë t’i rikthehen debatit politik mbi alternativat dhe reformat prioritare, mbi shqetësimet e qytetarëve dhe nevojat thelbësore të vendit.

Gjithashtu ISP apelon Komisionerin kundër Diskriminimit, Komisionerin për të drejtën e informimit, KQZ dhe institucionet ligjzbatuese të ndërhyjnë për të garantuar jetësimin integral të legjislacionit mbi të drejtat e njeriut gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në reagim.

Etiketa: gjuha bullizueseRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
Para

Rama fushatë në aleancë me TV e mëdha

TË GJITHA

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com