• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aida Hajnajt i mbaron mandati në gusht/ SPAK hap garën për kreun e ri të BKH, cilat janë kriteret

17:06 : 22/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka hapur garën për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi drejtueses aktuale Aida Hajnajt i përfundon mandati në muajin Gusht

SPAK ka ngritur Komisionin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së, i përbërë nga kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Referuar dispozitave ligjore përkatëse, SPAK bën me dije se të drejtën për të aplikuar në pozicionin e Drejtorit të BKH-së, e kanë vetëm kandidatët që janë shtetas shqipëtar, që gëzojnë cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotësojnë kriteret si vijon:

  • ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
  • ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
  • ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
  • nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;
  • të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;
  • nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;
  • ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;
  • ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;
  • të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
  • në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
  • të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes;

Në njoftim thuhet se kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 07 Maj 2025 që vërteton plotësimin e të gjitha kushteve që parashikohen në nenet 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Referuar ligjit nr.95/2016, procesi i riemërimit do të kryhet duke kaluar në shtatë (7) faza si vijon:

  1. Shqyrtimi i aplikimit;
  2. Testi i arsyetimit logjik;
  3. Kontrolli mjekësor;
  4. Testi fizik;
  5. Ese me shkrim;
  6. Intervistë;
  7. Verifikim figure, deklarim i aseteve dhe testi i poligrafit;

Komisioni i Përzgjedhjes pasi verifikon dhe vlerëson nëse përmbushen kriteret sipas neneve 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016, vendos nëse do të vijojë ose jo me rekomandimin për procedurën e riemërimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Etiketa: aida hajnajBKHbyroja kombetare e hetimitdrejtuesigarakriteretspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
Para

Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

TË GJITHA

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, mbi 20 të plagosur/ VIDEO

18:56 : 15/11/2025

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

18:36 : 15/11/2025

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com